Flash News

E-TJERA

Detaje nga arrestimi i Granit Pepnikajt, brenda vilës ku fshihej u gjetën armë zjarri dhe d*ogë

Detaje nga arrestimi i Granit Pepnikajt, brenda vilës ku fshihej u

Policia ka dhënë detaje nga operacioni i cili çoi në pranga Granit Pepnikajn, i shpallur në kërkim për mashtrime me Call Center-at.

29-vjeçari u arrestua bashke me Xh. H., 31 vjeç, dhe ky i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Tiranës. Të dy akuzohen për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në skema mashtruese të call center-ave, përmes të cilave janë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, si dhe lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit u arrestua edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët për t'iu shmangur drejtësisë.

Për 29-vjeçarin, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" më 30 prill 2026, ndërsa për 31-vjeçarin e njëjta masë ishte vendosur më 13 prill 2026.

Të fundit