Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, ishte në kërkim për mashtrimet me Call Center-at

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, ishte në kërkim

Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për skemat e mashtrimit përmes Call Center-ave, është arrestuar në Dhërmi.

Sipas informacioneve, Pepnikaj u lokalizua nga policia në një resort, ku dyshohet se qëndronte i fshehur për t'iu shmangur drejtësisë.

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për një skemë mashtrimi financiar ndaj qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian, e cila dyshohet se realizohej përmes Call Center-ave.

Të fundit