Flash News

Ditari i Opozitës

Pason Palokën, Julia Emiri zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së

Pason Palokën, Julia Emiri zgjidhet në krye të Këshillit

Julia Emiri është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pas votimit të zhvilluar në mbledhjen e këtij forumi. Ajo siguroi 207 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër, Silva Hasa, e cila mori 83 vota. Në proces u regjistruan edhe 23 vota të pavlefshme.

Gjatë mbledhjes, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur se kishte vendosur që drejtimi i Këshillit Kombëtar t’i besohej një gruaje, duke propozuar për këtë detyrë Julia Emirin dhe Silva Hasën.  

Me rezultatin e votimit, Julia Emiri mori besimin e shumicës dhe u zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Emiri është aktore me profesion dhe prej vitesh është e angazhuar në jetën politike të PD-së. Ajo u bë e njohur edhe si një nga zërat aktivë të lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke marrë pjesë në protestat dhe nismat qytetare kundër shembjes së tij.

Emiri pason në detyrë Edi Palokën, i cili drejtoi Këshillin Kombëtar të PD-së për disa vite dhe kishte njoftuar më herët largimin nga funksionet drejtuese në parti.

Të fundit