Flash News

E-TJERA

Mbyllet seanca plenare, protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve të PS dhe ministrave

Mbyllet seanca plenare, protestuesit godasin me vezë makinat e

Seanca plenare e kësaj të enjteje është mbyllur mes tensionesh brenda dhe jashtë Kuvendit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mori pjesë në punimet e sotme, duke e bojkotuar seancën pas refuzimit të shumicës për të përfshirë në rendin e ditës katër projektligje të propozuara prej tyre, të cilat, sipas PD-së, lidhen me kërkesat e qytetarëve protestues dhe rekomandimet e fundit të Parlamentit Europian.

Mbyllet seanca plenare, protestuesit godasin me vezë makinat e

Pas përfundimit të seancës, situata u tensionua jashtë godinës së Parlamentit, ku protestuesit goditën me vezë automjetet e deputetëve dhe ministrave teksa po largoheshin nga ambientet e Kuvendit.

Në zonë u vu re prani e shtuar policore për të garantuar kalimin e automjeteve dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Të fundit