Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dhuna ndaj protestuesve, Koçeku-Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm shkopi i gomës dhe prangat

Dhuna ndaj protestuesve, Koçeku-Ramës: Pushtetit i ka mbetur

Deputetja socialiste Marjana Koçeku ka kritikuar përdorimin e dhunës së policisë ndaj protestuesve.

Në një postim, Koçeku i drejtohet kryeministrit Rama duke u shprehur se asnjë pushtet nuk ka rezistuar duke përdorur dhunë ndaj qytetarëve të saj.

Deputetja shkruan se tashmë pushtetit i ka mbetur vetëm prangat duke e arë dhunën e sotme si shenjë të një qeverië që nuk po demonstron forcë, po pafuqinë për të bindur qytetarët.

“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan Koçeku.

Të fundit