Flash News

Ditari i Maxhorancës

Jo vetëm Irani, Greqia dhe Serbia, Balla 'zgjeron hartën': Në protestë ka gisht edhe Rusia

Jo vetëm Irani, Greqia dhe Serbia, Balla 'zgjeron hartën':

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza të forta nga Kuvendi, duke pretenduar se pas protestave që po zhvillohen në Tiranë qëndrojnë edhe aktorë të huaj, përfshirë sipas tij edhe Kremlinin.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla tha gjithashtu se protestat nuk janë vetëm shprehje pakënaqësie qytetare, por sipas tij, mund të kenë edhe ndikime të jashtme që synojnë destabilizimin e vendit.

"Pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit shqetësime reale po vjen. Arsyet e sinqerta të protestës jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë. Kam besim se qytetaria e flamengove do distancohet nga dhuna e elementëve kriminalë.

Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini”, tha Balla.

Të fundit