Flash News

Bota

Barcelona pajis punonjësit me byzylykë inteligjentë për të monitoruar të nxehtin

Barcelona pajis punonjësit me byzylykë inteligjentë për

Vala ekstreme e të nxehtit që ka goditur Spanjën, duke shkaktuar mbi 1 mijë viktima vetëm gjatë muajit qershor, ka detyruar autoritetet në Barcelonë të marrin masa shtesë për mbrojtjen e punonjësve që punojnë në ambiente të hapura.

Bashkia e qytetit ka shpërndarë rreth 1,400 byzylykë inteligjentë për punonjësit e angazhuar në terren, përfshirë pastruesit e rrugëve, ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit, punonjësit e parqeve dhe ata të menaxhimit të mbetjeve.

Pajisjet monitorojnë temperaturën e trupit të përdoruesit dhe, në rast se evidentojnë shenja të mbinxehjes apo rrezik për shëndetin, lëshojnë sinjale zanore dhe dridhje si paralajmërim. Në këto raste, punonjësit udhëzohen të ndërpresin menjëherë punën për të shmangur pasojat e goditjes nga nxehtësia.

Vendimi vjen pas disa rasteve fatale të regjistruara vitet e fundit në Spanjë, ku punonjës të ekspozuar ndaj temperaturave të larta humbën jetën gjatë orarit të punës.

Një prej rasteve më të bujshme ishte ai i një gruaje 51-vjeçare, e cila ndërroi jetë në qershor të vitit të kaluar teksa pastronte rrugët në qendrën historike të Barcelonës. Në atë ditë temperaturat kishin arritur në 30.4 gradë Celsius. Bashkia hapi një hetim për ngjarjen, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se nuk u provua se shkaku i vdekjes ishte goditja nga i nxehti.

Të fundit