Flash News

E-TJERA

U aksidentua në vendin e punës, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Itali

U aksidentua në vendin e punës, humb jetën 27-vjeçari

Një i ri shqiptar humbi jetën në Itali pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, duke ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes tragjike.

Sipas informacioneve nga mediat lokale, 27-vjeçari, Floriano Cani, banues në Gemona del Friuli, u përfshi në një incident më 26 qershor, kur një shtyllë telekomunikacioni ra mbi të. Ai mbeti menjëherë pa ndjenja dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit në Padova me helikopter mjekësor.

Mjekët e vendosën në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, gjendja e tij nuk u përmirësua. Ai ndërroi jetë më 30 qershor, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet italiane kanë kryer hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka hapur diskutime mbi sigurinë në vendet e punës.

Të fundit