Flash News

SPORT

Fundi i një legjende! Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë

Fundi i një legjende! Manuel Neuer i jep lamtumirën Gjermanisë

Manuel Neuer ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me fanellën e kombëtares gjermane, pas eliminimit të skuadrës nga Botërori 2026.

Portieri 40-vjeçar e bëri të ditur vendimin përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku pranoi se aventura e Gjermanisë në Botëror përfundoi shumë më herët nga sa ishte parashikuar. Sipas tij, skuadra nuk arriti të përmbushte pritshmëritë dhe duhej të kishte shkuar shumë më larg në turne.

“Ishim shumë poshtë pritshmërive dhe duhej të kishim shkuar shumë më larg në këtë turne. Ky përfundim dhemb shumë”, shkroi Neuer.

Neuer theksoi se rikthimi në ekipin kombëtar për këtë Botëror ishte një zgjedhje e menduar, me synimin për të mbështetur brezin e ri të futbollistëve, jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me përvojën dhe rolin e tij në dhomat e zhveshjes.

Legjenda gjermane u shpreh se përfaqësimi i vendit ka qenë gjithmonë një privilegj i madh gjatë karrierës së tij, ndërsa nënvizoi se nuk pendohet për vendimin për t’u rikthyer, pavarësisht përfundimit zhgënjyes të turneut.

“Të vesh fanellën e Gjermanisë ka qenë gjithmonë një krenari e madhe për mua. Zhgënjimi im është i papërshkrueshëm, por mbi të gjitha ndiej një mirënjohje të madhe. Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre ndër vite dhe gjatë këtij Botërori”, përfundoi portieri.

Të fundit