Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Dënojmë dhunën shtazarake të urdhëruar nga Rama dhe Balla ndaj protestuesve paqësorë

PD: Dënojmë dhunën shtazarake të urdhëruar nga Rama dhe

Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjeve të sotme para Kuvendit, mes policisë dhe protestuesve.

Në një deklaratë zyrtare, PD akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se kanë urdhëruar ndërhyrje të dhunshme ndaj qytetarëve të mbledhur në protestë.

Sipas PD, gjatë përplasjeve janë përdorur mjete të ndryshme policore, përfshirë gaz lotsjellës dhe mjete të tjera shpërndarëse, ndërsa pretendohet se dhjetëra protestues janë shoqëruar me forcë drejt komisariateve.

PD kërkon lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, duke e cilësuar protestën si një të drejtë kushtetuese dhe duke i bërë thirrje qytetarëve për solidarizim dhe mbështetje të lëvizjes protestuese.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin.

Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur.

Partia Demokratike deklaron se me këto akte, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë.

Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre.

Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t'u transferuar në qelitë e komisariateve.

Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet '90.

Të fundit