Flash News

E-TJERA

Dy protesta kundër Ramës, qytetarët mblidhen para Kuvendit dhe në mbrëmje para Kryeministrisë

Dy protesta kundër Ramës, qytetarët mblidhen para Kuvendit dhe

Protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë do të rikthehen sërish sot në rrugët e Tiranës, me dy organizime të planifikuara gjatë ditës.

Në orën 10:00 qytetarët do të grumbullohen përpara Kuvendit, aty ku zhvillohet seanca plenare, ndërsa në mbrëmje, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 33-të radhazi.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, t'i bashkohen tubimit në kryeqytet.

Sipas skenarit të paralajmëruar, protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta kryesore.

Edhe këtë herë, kërkesa qendrore e organizatorëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi.

Të fundit