Flash News

E-TJERA

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Ministrisë së Brendshme, tentojnë të çajnë kordonin e sigurisë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Ministrisë

Tensionet janë zhvendosur në hyrje të pedonales pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë gjatë përpjekjes për të kaluar kordonin e sigurisë.

Qytetarët tentuan të largonin gardhin metalik të vendosur nga efektivët për të bllokuar hyrjen, ndërsa dëgjoheshin thirrje si: "Policia e krimit" dhe "Kjo është rruga jonë".

Ndërkohë, protesta është ndarë në dy grupe. Një pjesë e protestuesve vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare, ndërsa të tjerë kanë marshuar drejt Komisariatit nr. 4, ku po mbahen aktivistët e shoqëruar më herët nga policia.

Gjatë protestës, qytetarët kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe u kanë bërë thirrje deputetëve të dorëzojnë mandatet.

Të fundit