Flash News

E-TJERA

Shoqërime masive dhe përplasje me efektivët, policia formon kordon dhe pengon filmimin e arrestimeve

Shoqërime masive dhe përplasje me efektivët, policia formon

Situata para godinës së Kuvendit është përshkallëzuar ndjeshëm, pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Pas tensioneve, forcat e rendit kanë nisur shoqërimin e një numri të madh personash. Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa protestues shihen të shtrirë në tokë me pranga, ndërsa efektivët e policisë janë vendosur në formë kordoni për të penguar filmimin e momenteve të shoqërimit.

Shoqërime masive dhe përplasje me efektivët, policia formon

Zona përreth Parlamentit është kthyer në një pikë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë, ku më herët janë raportuar edhe momente dhune dhe përdorim i sendeve të forta ndaj efektivëve, si dhe dëmtime të një automjeti policie.

Shoqërime masive dhe përplasje me efektivët, policia formon

Pas situatës së krijuar, policia ka vijuar me arrestime dhe shoqërime masive, duke i transportuar personat e ndaluar drejt ambienteve të komisariatit. 

 

Të fundit