Flash News

SPORT

FIFA sqaron anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

FIFA sqaron anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë

FIFA ka reaguar zyrtarisht pas polemikave për golin e anuluar të Kroacisë në ndeshjen ndaj Portugalisë, i cili mund të kishte ndryshuar rezultatin në 2-2.

Sipas institucionit, vendimi i arbitrit është marrë falë përdorimit të teknologjisë së avancuar të integruar në topin zyrtar të Kupës së Botës, “Connected Ball Technology”.

Të dhënat e regjistruara nga sensorët e vendosur brenda topit kanë treguar se lojtari kroat Igor Matanović ka prekur topin në fazën e aksionit që solli golin, duke konfirmuar pozicionin jashtë loje dhe duke çuar në anulimin e tij.

FIFA thekson se sistemi i ri teknologjik, i cili përfshin sensorë të ndjeshëm ndaj çdo kontakti me topin, i ka dhënë arbitrit mundësinë të marrë një vendim më të shpejtë dhe më të saktë në një situatë shumë të diskutueshme.

Gjatë transmetimit televiziv, momenti u shoqërua edhe me një grafikë të veçantë që tregonte “zbulimin e kontaktit” me topin, duke u prezantuar si një nga risitë më të avancuara teknologjike në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Të fundit