Flash News

SPORT

Zvicra siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026

Zvicra siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës

Zvicra ka siguruar biletën për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti 2-0 Algjerinë në "BC Place".

Helvetët zhbllokuan sfidën që në minutën e 10-të me Breel Embolo, ndërsa Dan Ndoye vulosi fitoren menjëherë në nisje të pjesës së dytë.

Algjeria pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara.

Me këtë sukses, Zvicra regjistron fitoren e tretë radhazi në këtë Botëror, një rekord historik për kombëtaren helvete, dhe në raundin e 1/8-ave do të përballet me fituesin e çiftit Kolumbi-Gana.

Ndërkohë, aventura e Algjerisë në Botërorin 2026 përfundon këtu.

Të fundit