Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetarët u dhunuan nga policia, Rama vijon retorikën e ashpër: Dështakë e kriminelë

Qytetarët u dhunuan nga policia, Rama vijon retorikën e ashpër:

Ka kaluar një muaj nga nisja e protestës e cila mori shumë shpejt përmasa të mëdha përtej kufirit. Kërkesa e qytetarëve është dorëheqja e Ramës, ndërsa ky i fundit, vijon t’i sulmojë duke i etiketuar herë si agjentë, e së fundmi, si “kriminelë”.

Në një reagim “X” për tensionet dhe përplasjet e dhunshme para Parlamentit, Rama nuk ka bërë asnjë koment për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve. Përkundrazi, ka fajësuar këta të fundit për përplasjet e dhunshme.

"Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit", shkruan Rama.

Në postimet e tij të stërgjata e metaforike, që hera herës janë mesazhe të vetëshkruara, Rama tenton të hedhë baltë mbi qytetarët. Kryeministri shmang llogaridhënien duke normalizuar atë për të cilën po protestohet: korrupsionin dhe mbrojtjet politike që i bëhet të korruptuarve.

Të fundit