Flash News

KRYESORE

Trafiku na fut në "elitën" e Evropës, Shqipëria mes 15 vendeve më problematike

Trafiku na fut në "elitën" e Evropës, Shqipëria

Shqipëria renditet në vendin e 15-të në Evropë për nivelin e trafikut, sipas raportit "Indeksi i Trafikut sipas Shteteve – Mesviti 2026".

Me 111.7 pikë, Shqipëria pozicionohet mes vendeve me trafikun më të rënduar në kontinent, duke lënë pas shtete të zhvilluara si Gjermania, Spanja, Holanda, Austria, Finlanda dhe Suedia.

Sipas të dhënave, koha mesatare e kaluar në trafik në Shqipëri është 36 minuta, një nga më të lartat në Evropë. Vetëm 14 vende në Evropë raportojnë trafik më të rënduar se Shqipëria.

Në rajon, Shqipëria renditet më keq se Serbia (vendi i 16-të), Bullgaria (19), Kroacia (29), Bosnja dhe Hercegovina (30) dhe Maqedonia e Veriut (32). Vetëm Greqia, e cila mban vendin e 8-të, paraqitet me nivel më të lartë trafiku.

Raporti kryesohet nga Rusia, e ndjekur nga Irlanda, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, ndërsa vendet me trafikun më të ulët janë Estonia, Austria dhe Finlanda.

Raporti bazohet në disa tregues, përfshirë nivelin e trafikut, kohën e kaluar në rrugë, kohën shtesë të humbur për shkak të bllokimeve, efikasitetin e qarkullimit dhe emetimet e CO₂.

Trafiku na fut në "elitën" e Evropës, Shqipëria

Të fundit