Flash News
“Urimi i ditëlindjes” për Ramën nga SHBA: Shqipëria në fokus të Kongresit për narkotrafik, korrupsion dhe krim të organizuar
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur
Zhurma e motorëve, shqetësim për Tiranën
Ndërtoi hotel pa leje në Ksamil, dënohet me 2 vite burg 52-vjeçari me shtetësi britanike
Dhuna ndaj protestuesve, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Policia përdori forcë joproporcionale, kërkojmë hetim
Shifra alarmante për rininë, PD: Një në pesë të rinj pa punë dhe pa arsim
Për Partinë Demokratike, të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria vijon në një krizë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç, për vitin 2025, rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa u përfshirë në formim profesional.
Në një deklaratë nga selia blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Lili Sula tha se një situatë e tillë ka reduktuar mundësinë që të rinjtë të krijojnë familje dhe pasjen e një shtëpie të tyre.
Sipas Sulës, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet rinia, ndërsa shtoi se kryeministri po shkatërron të ardhmen e vendit.
‘Të dashur qytetarë, të jemi të gjithë sot në shesh – secili me peshën e rëndë të derteve të 13 viteve pushtet autokratik, t’ia kthejmë në kurriz kryeministrit më antishqiptar e të përpëlitet deri sa të dorëhiqet’, u shpreh Sula.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria vijon në një krizë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç, për vitin 2025, rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa u përfshirë në formim profesional.
Kjo do të thotë se 1 në çdo 5 të rinj gjendet jashtë strukturave që ndërtojnë aftësi, sigurojnë të ardhura dhe krijojnë mundësi për të ardhmen.
Kjo situatë e shumë viteve ka rritur, varfërinë, emigrimin, izolimin social, humbjen e aftësive profesionale dhe varësinë ekonomike për të rinjtë nga familja, si dhe ka reduktuar mundësitë që të rinjtë të krijojnë familje, të jetojnë në shtëpi me qira dhe kanë zeruar mundësitë që të kenë shtëpinë e tyre.
Në mungesë të mundësive për arsim, trajnim dhe punësim, një pjesë e këtyre të rinjve janë më të ekspozuar ndaj fenomeneve si ekonomia informale, shfrytëzimi, përdorimi i substancave narkotike apo përfshirja në aktivitete kriminale.
Sipas INSTAT brenda kësaj grup-moshe 15-29 vjeç, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës.
Pjesa tjetër, rreth 20% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje , gjë që tregon nivelin shumë të lartë të papunësisë për moshën më vitale të çdo njeriu dhe mungesën e plotë të shërbimeve sociale, arsimore e shëndetësore, përderisa një përqindje e lartë e kësaj moshe merret me kujdesin e prindërve të moshuar apo të fëmijëve në këtë formë.
Një pjesë goxha e konsiderueshme, 40,4%, renditet në kategorinë “të tjera”, që shpreh nivelin e lartë të informalitetit ose pasigurinë në deklarimin e statusit të tyre ekonomik.
Përqindja e të rinjve shqiptarë që nuk janë as në punë dhe as në shkollë është gati dyfish mbi mesataren e BE-së dhe në nivele shumë të larta rajonale.
Por rrënimi i gjithanshëm i vendit nuk i bën përshtypje kryeministrit i cili i tronditur këto ditë nga drita e shpresës dhe besimit në bulevard , merret personalisht me protestuesit, i shantazhon dhe u lëshon policinë në dhunë brutale prindërve, të rinjve, i alarmuar nga fundi i pashmangshëm , burgos prindin e fëmijës me shumë nevoja dhe të riut tjetër i mohon edhe ditën e ceremonisë martesore.
Kryeministri që dëboi mbi 1 milion shqiptarë e sot përpiqet të fshehë dështimet te armiku i jashtëm dhe i brendshëm si paraardhësit e vet- ky kryeministër që shkatërroi strukturën e çdo funksioni normal të kombit nuk e mbulon dot më diellin me shoshën e fasadave të propagandës së vet- diellin që nuk perëndon në bulevardin e Tiranës të shqiptarëve në protestë.
Me gjithë mundimin për të fshehur panikun që e ka mbërthyer nga protesta- këtë verë e ke të nxehtë – sot vijnë bijtë e bijat nga diaspora që i degdise në çdo vend të botës për t’i dalë zot vendit për të larguar ty Edi Rama – që je e keqja më e madhe e vendit
Të dashur qytetarë, të jemi të gjithë sot në shesh – secili me peshën e rëndë të derteve të 13 viteve pushtet autokratik, t’ia kthejmë në kurriz kryeministrit më antishqiptar e të përpëlitet deri sa të dorëhiqet.
Të fundit
“Diaspora është me ne”, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
4 Korrik 2026, 19:25
Erdogan sulmon sërish Izraelin: Janë të varur nga lufta!
4 Korrik 2026, 19:13
Mazniku, reforma territoriale dhe ushtria e llogarive fiktive
4 Korrik 2026, 18:28
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit
4 Korrik 2026, 17:54
Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
4 Korrik 2026, 16:45
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur
4 Korrik 2026, 16:15
Shifra alarmante për rininë, PD: Një në pesë të rinj pa punë dhe pa arsim
4 Korrik 2026, 16:01
Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën
4 Korrik 2026, 15:45
Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie
4 Korrik 2026, 15:20
Zhurma e motorëve, shqetësim për Tiranën
4 Korrik 2026, 15:01
Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...
4 Korrik 2026, 14:08
Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në Rinas
4 Korrik 2026, 13:46
"Rama nuk frymëzon më", Marjana Koçeku për BBC: M’u desh kohë ta kuptoja
4 Korrik 2026, 11:58
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur, Koço Qëndro
4 Korrik 2026, 11:37
Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës
4 Korrik 2026, 11:20
Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE
4 Korrik 2026, 10:43
Mes festës dhe protestës për dorëheqje, ditëlindja ndryshe e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 10:08
Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
4 Korrik 2026, 09:37
4 Korriku, festa që ndryshoi historinë e SHBA-së: Si lindi dita e Pavarësisë
4 Korrik 2026, 08:36
Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen
4 Korrik 2026, 08:24
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2026, 07:59
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore
3 Korrik 2026, 21:21
Protesta e 34-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
3 Korrik 2026, 20:01
Ndryshe nga Rama, Meloni tërhiqet nga projekti i resortit në Sardenjë
3 Korrik 2026, 19:42
Vala e të nxehtit në Belgjikë shkakton rritje të ndjeshme të vdekjeve
3 Korrik 2026, 19:19
Gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja në Vlorë
3 Korrik 2026, 18:41
PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
3 Korrik 2026, 17:30
Vetëm një grusht në ditë, snack-u që ndihmon zemrën dhe zorrët
3 Korrik 2026, 16:56
FIFA sqaron anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik 2026, 16:35
Video/ Vapa përvëluese i lë vendin motit të keq, stuhia e breshërit godet Elbasanin
3 Korrik 2026, 16:01
Trafiku na fut në "elitën" e Evropës, Shqipëria mes 15 vendeve më problematike
3 Korrik 2026, 15:45
Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro
3 Korrik 2026, 15:13
Samiti IV i Diasporës kushtoi rreth 420 mijë euro, por faturat mbahen sekret
3 Korrik 2026, 15:04
Zvicra siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026
3 Korrik 2026, 13:59
Çmimet e prodhimeve bujqësore, vezët dhe frutat me rritjen më të fortë në vitin 2025
3 Korrik 2026, 13:37
Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër qeverisë Rama
3 Korrik 2026, 12:54
Sërish kërkesë për arrestimin e Ballukut? Braho: Dy gjëra mund t’ju them...
3 Korrik 2026, 12:06
Ronaldo shënon në fazë eliminatore për herë të parë në Botëror
3 Korrik 2026, 09:51
Këmbimi valutor 3 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
3 Korrik 2026, 09:34
Protestuan kundër qeverisë, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë
3 Korrik 2026, 08:56
Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë me 2025
3 Korrik 2026, 08:41
Njihuni me parashikimin e motit për sot
3 Korrik 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2026, 07:58
"Dorëheqja nuk është opsion", Rama përplaset me gazetaren e DW për protestat
2 Korrik 2026, 22:00
Qytetarët u dhunuan nga policia, Rama vijon retorikën e ashpër: Dështakë e kriminelë
2 Korrik 2026, 21:30
Deputetja e Ramës i quan protestuesit “sorra”: Qeveria nuk i provokoi
2 Korrik 2026, 20:57
Protesta/ Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron qytetarët: Tregoni kujdes
2 Korrik 2026, 20:36
Hitaj urdhëron ‘mbylljen’ e kufirit për protestën e 4 korrikut
2 Korrik 2026, 20:21
Spanja sfidon Austrinë në fazën me eliminim direkt, publikohen formacionet zyrtare
2 Korrik 2026, 20:01
Video/ U shfaq në spital si i plagosur, 64 minuta më vonë polici del nga Komisariati
2 Korrik 2026, 19:20
U aksidentua në vendin e punës, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Itali
2 Korrik 2026, 19:04
Boçi: Dhuna ndaj protestuesve tregon panikun e një pushteti në ikje
2 Korrik 2026, 18:48
Shpenzoi 6 mijë dollarë për të parë Messin, por mbeti jashtë stadiumit
2 Korrik 2026, 18:17
Avokati: Policia zbatoi urdhra të paligjshëm, protestuesit duhet të lirohen
2 Korrik 2026, 17:49
“Ushtar i Ballukut”, qytetarja kap ‘mat’ Ceno Klosin teksa i arratisej protestës
2 Korrik 2026, 17:32