Flash News

E-TJERA

Kontrasti me thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", por PD çoi protestën në arenën europiane

Kontrasti me thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg", por

Në protestat që kanë hyrë në muajin e dytë rradhazi shpesh nuk kanë munguar thirrjet e disa pjesëmarrësve kundër dy figurave kryesore të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Edi Rama.

Mes sloganeve të dëgjuara janë edhe "Rama burg, Berisha burg", një mesazh që shpreh pakënaqësinë e një pjese të protestuesve ndaj të dy kampeve politike.

Megjithatë, zhvillimet që pasuan protestën nxorën në pah dy qasje të ndryshme.

Nga njëra anë, pas protestës pati arrestime dhe procedime ndaj disa protestuesve nga autoritetet shqiptare. Nga ana tjetër, Partia Demokratike, përmes angazhimit të saj në familjen politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), vijoi të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për protestën dhe shqetësimet e ngritura prej saj.

Vetëm pak ditë më vonë, Partia Popullore Europiane publikoi një deklaratë në mbështetje të protestës dhe të së drejtës së qytetarëve për të protestuar, duke e kthyer çështjen në vëmendje edhe në arenën politike europiane.

Kjo krijoi një kontrast të fortë mes zhvillimeve brenda vendit dhe reagimeve në nivel ndërkombëtar: ndërsa në Shqipëri protesta u shoqërua me masa ndaj pjesëmarrësve, në planin europian , ku PD bën pjesë, pati një reagim politik në mbështetje të saj.

Të fundit