Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Urimi i ditëlindjes” për Ramën nga SHBA: Shqipëria në fokus të Kongresit për narkotrafik, korrupsion dhe krim të organizuar

“Urimi i ditëlindjes” për Ramën nga SHBA:

Një dokument i ri i Kongresit amerikan ka tërhequr vëmendje, ku në një amendament të propozuar nga përfaqësuesi republikan i Karolinës së Jugut, përfshihet edhe Shqipëria në një seksion që lidhet me sigurinë në Ballkan.

Sipas tekstit, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, në bashkëpunim me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do të përgatisë një raport të klasifikuar brenda 180 ditëve mbi nivelin e narkotrafikut në Shqipëri, si dhe mbi rolin e mundshëm të institucioneve shtetërore në lehtësimin e këtij fenomeni, shkruan Politiko.al.

Po ashtu, dokumenti përmend edhe shqyrtimin e ndikimit të huaj në rajon, përfshirë Serbinë dhe ndërhyrjet ruse e kineze.

Përfshirja e Shqipërisë në një dokument të tillë në Kongresin amerikan, shkruan Politiko.al, padyshim ka 'shkundur' mirë Ramën.

Përvec qytetarëve, diasporës që sot kanë thirrur një protestë kombëtare, në ditën e lindjes së Ramës, edhe SHBA i kanë dhënë një urim special kryeministrit duke shpalosur dhe njëherë situatën katastrofike të Shqipërisë.

Në këtë dokument, “dhurata” nuk është tortë apo fishekzjarrë, por terma si narkotrafik, korrupsion i dyshuar, dhe shqetësime për lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar.

Shqipëria vazhdon të mbetet në fokus të fortë ndërkombëtar për çështje të ndjeshme si krimi i organizuar dhe korrupsioni  tema që prej vitesh shfaqen në raporte të ndryshme ndërkombëtare.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit