Flash News

E-TJERA

Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në Rinas

Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në

Policia e Shtetit ka goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar rreth 46 kilogramë cannabis sativa që dyshohet se po transportohej nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit të koduar "Suitcases", në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Autoritetet Doganore, u zbuluan 89 paketime me lëndë narkotike të fshehura në dy valixhe, me vlerë tregu rreth 250 mijë euro.

Në pranga u vu 34-vjeçari Kristian Gjoni, ndërsa dy gra u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, operacioni policor i koduar “Suitcases”.

Goditet një rast tentativë për trafikimin e rreth 46 kg lëndë narkotike cannabis sativa nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetase. Sekuestrohen 89 paketime me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit u konstatuan dy valixhe, brenda të cilave ndodheshin 89 paketime të mbyllura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës, me peshë totale rreth 46 kilogramë, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Vijojnë hetimet, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit