Flash News

SPORT

Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen

Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen

 

Granit Xhaka nuk dëshiron të shpërqendrohet nga spekulimet e merkatos, duke theksuar se e vetmja gjë që ka rëndësi për të në këtë moment është Kupa e Botës.

Kapiteni i Zvicrës udhëhoqi kombëtaren drejt një fitoreje 2-0 ndaj Algjerisë në fazën e 1/16-ve, ndërsa emri i tij vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Chelsea.

Sipas talkSPORT, klubi londinez ka paraqitur një ofertë fillestare prej rreth 9.3 milionë eurosh për mesfushorin e Sunderlandit, por drejtuesit e klubit anglez e kanë refuzuar menjëherë, duke e konsideruar atë larg pritshmërive të tyre.

Raportohet gjithashtu se Sunderlandi nuk ka ndërmend të hyjë në negociata për shitjen e Xhakës dhe nuk ndjen asnjë detyrim për ta lënë të largohet gjatë kësaj vere.

Interesimi i Chelseat lidhet edhe me trajnerin Xabi Alonso, i cili dëshiron të punojë sërish me mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane. Të dy bashkëpunuan me sukses te Bayer Leverkusen, ku në vitin 2024 fituan titullin e Bundesligës pa pësuar asnjë humbje.

Megjithatë, vetë Xhaka nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij, duke ia lënë këtë çështje përfaqësuesve të tij.

"Nuk është puna ime të flas për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për këtë janë menaxherët e mi. Unë jam i fokusuar vetëm te Kupa e Botës", u shpreh ai.

Të fundit