Flash News

E-TJERA

U lirua nga gjykata, protestuesi hedh vezën drejt komisariatit: Kjo ishte arma ime

U lirua nga gjykata, protestuesi hedh vezën drejt komisariatit: Kjo ishte

Një nga protestuesit që u lirua sot me vendim të Gjykatës së Tiranës, Niko Qarkaj, pretendon se pas arrestimit në protestën e së enjtes para Parlamentit është dhunuar nga efektivët e policisë në komisariat.

Ai vuan nga epilepsia dhe, sipas avokatit të tij, ka pësuar disa kriza shëndetësore gjatë kohës së ndalimit.

Edhe gjatë seancës gjyqësore të së shtunës ai pati një tjetër krizë epileptike, çka solli ndërprerjen e përkohshme të procesit.

Pasi u lirua për mungesë provash, Qarkaj u prit jashtë Komisariatit nr. 3 nga qytetarë dhe mbështetës. Në një gjest simbolik, ai u ngjit mbi kangjellat e hyrjes, nxori nga xhepi një vezë dhe deklaroi: "Kjo ishte arma ime", përpara se ta hidhte atë në oborrin e komisariatit.

 

Të fundit