Flash News

E-TJERA

Vrau policin Enea Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës

Vrau policin Enea Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës

Violand Braçellari, që ekzekutoi në Lozhan të Maliqit policin Enea Mekollin, ka lënë spitalin Ushtarak.

Gjendja e tij shëndetësore ka dalë nga rreziku, duke bërë që tashmë ai të marrë mjekimin në spitalin e Burgut.

Pritet që mjekimit në këtë spital, ai të izolohet në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës ose të Peqinit.

Violand Braçellari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punonjësin e policisë së Korçës, Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri, mësohet të ketë përdorur plumba automatiku blindëshpues.

Violand Braçellari, njihej në zonë si person me rrezikshmëri të lartë, pasi i kishte shpëtuar disa herë arrestimit nga policia.

Ai kudo që shkonte në stallën e tij, me vete mbante armën e zjarrit, duke sjellë reagimin e menjëhershëm.

Të fundit