Flash News

E-TJERA

Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë

Një skenë ironike ka shoqëruar protestën e zhvilluar në Tiranë, ku protestuesit kanë shënuar ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe provokues.

Gjatë tubimit, ata kanë brohoritur “Edhe 100 vite… në burg”, duke e kthyer momentin në një akt proteste dhe ironie ndaj kreut të qeverisë.

Si pjesë e performancës simbolike, protestuesit kanë sjellë edhe një “tortë” të ndërtuar prej betoni, duke e përdorur si metaforë për kritikat e tyre ndaj qeverisë dhe politikave të saj, të cilat i lidhin me ndërtimin dhe betonizimin.

 

Të fundit