Flash News

E-TJERA

Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

Në protestën e zhvilluar në Tiranë, protestuesit paraqitën në mënyrë simbolike një bust të kryeministrit Edi Rama.

Mbi bust ishte vendosur mbishkrimi "Diktatori i fundit", ndërsa më pas protestuesit e rrëzuan me një litar dhe e shkelën me këmbë, duke e krahasuar simbolikisht me rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Organizatorët e kanë cilësuar këtë si një nga protestat më të mëdha të zhvilluara në vend, duke pretenduar se në të morën pjesë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Të fundit