Flash News

E-TJERA

“A duhet të shqetësohemi për ju?, gazetari i BBC vendos në siklet Ramën me pyetjen për hetimet

“A duhet të shqetësohemi për ju?, gazetari i BBC vendos

Korrespondenti i BBC për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey, ka ndarë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, duke veçuar momentin kur e pyeti nëse shqiptarët duhet të shqetësohen edhe për të, në dritën e hetimeve ndaj disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Në postimin e tij, gazetari shkruan se vuri re një ndryshim të menjëhershëm në reagimin e kryeministrit kur ngriti këtë pyetje, duke sqaruar se nuk e kishte fjalën për gjendjen shëndetësore të Ramës.

De Launey thekson se, sipas tij, protestat e zhvilluara në Shqipëri nuk lidhen thjesht me çështje si projekti për Porto Palermon apo investimi i Jared Kushner, siç është paraqitur në disa tituj, por pasqyrojnë një debat shumë më të gjerë.

"Sytë e Edi Ramës u zgjeruan dukshëm kur e pyeta nëse duhet të shqetësohemi për të. Dhe nuk e kisha fjalën për shëndetin e kryeministrit shqiptar.

Sepse, ndërsa disa tituj lajmesh thonë se protestat e natës në Shqipëri lidhen me flamingot dhe Jared Kushner, në të vërtetë ka shumë më tepër se kaq. Madje, pothuajse gjithçka.

Dhe në qendër të të gjitha këtyre janë akuzat ndaj Edi Ramës. Prandaj e pyeta: nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?", shkruan gazetari.

“A duhet të shqetësohemi për ju?, gazetari i BBC vendos

Të fundit