Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nxjerr zbuluar Ramën: KKT miratoi draftin për park fotovoltaik në Porto Palermo

Këlliçi nxjerr zbuluar Ramën: KKT miratoi draftin për park

Pasi Rama mohoi projektin në Porto Palermo, duke deklaruar se ishte një sajesë me Chat GPT, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar   një document mbi të vërtetën e projektit në fjalë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se KKT ka miratuar draft vendimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MË në Porto Palermo, cili siç thekson deputeti, bie ndesh me vendimin që shpall Porto Palermon zonë më rëndësi kombëtare.

POSTIMI:

Edi Rama GËNJEN hapur. Shikoni çfarë ka planifikuar për Porto Palermon

Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën!

Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MË në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.

Ky vendim bie ndesh me vendimin e KKT nr. 07, datë 27.07.2022, i cili shpalli Gjirin e Porto Palermos zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe miratoi kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Parkut Natyror Porto Palermo.

Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi.

Edhe Porto Palermo rezulton pjesë e të njëjtit model: projekte të planifikuara për klientët, miqtë dhe oligarkët. Sot, e gjithë harta e Shqipërisë, me pasuritë natyrore, bregdetin dhe bukuritë e saj, është kthyer në një tryezë ku ndahen interesa private në kurriz të interesit publik.

Qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën.

Prandaj sheshet po mbushen. Sepse Shqipëria nuk është pronë e një njeriu dhe as plaçkë për t’u ndarë mes një grushti përfituesish.

Më poshtë gjeni rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 25.09.2025, ku në pikën nr. 60 evidentohet qartë miratimi i lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Porto Palermo.

 

Të fundit