Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Korçë, përfundon e përmbysur pas përplasjes me një pemë

Makina del nga rruga në Korçë, përfundon e përmbysur

Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00. Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme materiale, drejtuesi i mjetit ka dalë vetë nga automjeti dhe nuk ka pësuar lëndime.

Sipas të dhënave paraprake, ekzistojnë dyshime se i riu mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit, por kjo pritet të verifikohet pas përfundimit të procedurave dhe analizave përkatëse.

Të fundit