Flash News

E-TJERA

Lirohen protestuesit e arrestuar, priten me përqafime dhe ovaciona jashtë komisariatit

Lirohen protestuesit e arrestuar, priten me përqafime dhe ovaciona

Ka nisur lirimi i protestuesve të ndaluar pas përplasjeve me policinë në protestën e së enjtes. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ata kanë nisur të dalin nga Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

Ata u priten jashtë derës së komisariati me ovacione, ndërsa familjaret dhe miqtë i përqafojnë dhe i puthin në ballë.

Pak më herët, gjykata vendosi masat e sigurisë për 19 protestuesit e arrestuar pas tubimit të 2 korrikut.

Për Everest Bardhin dhe Ervin Gegën u caktua masa "arrest në shtëpi", ndërsa Prokuroria kishte kërkuar fillimisht "arrest me burg", me argumentin se kishin ushtruar dhunë dhe dëmtuar një automjet policie.

Ndërkohë, Altin Hila, i cili u bë një nga figurat simbol të protestës pasi mori pjesë së bashku me fëmijën e tij të sëmurë, u la i lirë. Për të, Prokuroria fillimisht kërkoi burg, por më pas e ndryshoi kërkesën në arrest shtëpie.

Në total, 12 protestues u lanë me masën "detyrim paraqitjeje", ndërsa pesë të tjerë u liruan pa asnjë masë sigurie.

Seanca gjyqësore zgjati mbi pesë orë dhe u ndërpre përkohësisht pasi protestuesi Niko Qarkaj, i cili vuan nga epilepsia, shfaqi probleme shëndetësore.

Të fundit