Flash News
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas pesë muajsh ndërprerje
Gjykata liron shumicën e protestuesve, vetëm dy në "arrest shtëpie"; Avokati: Arrestimet ishin politike
“Der Spiegel”: Protesta që po trondit qeverinë Rama
Këlliçi nxjerr zbuluar Ramën: KKT miratoi draftin për park fotovoltaik në Porto Palermo
Kurbin/ Digjen qëllimisht 5 kamionë në një gurore
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po ndjekin ritme të ndryshme drejt Bashkimit Europian. Ndërsa Mali i Zi dhe Shqipëria udhëheqin garën e zgjerimit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Kosova vazhdojnë të përballen me pengesa politike dhe institucionale që mund ta zgjasin procesin për shumë vite. Edhe në skenarin më optimist, rajonit do t’i duhen dekada për të arritur standardet europiane në ekonomi, arsim, shëndetësi, qeverisje dhe infrastrukturë. Sfidat reale të Ballkanit Perëndimor nuk lidhen vetëm me hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Produktiviteti i ulët, infrastruktura e dobët, korrupsioni, emigracioni dhe cilësia e arsimit mbeten pengesat kryesore që ndajnë rajonin nga standardet e Bashkimit Europian.
Që nga 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Europian, dera e zgjerimit mbeti formalisht e hapur për 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj kohe, procesi i integrimit është bërë më i rreptë në kushte, ndërsa vendet nuk lanë pas konfliktet etnike dhe kanë një hendek të madh në standardet ekonomike dhe ato të qeverisjes me BE-në. Projekti i dikurshëm i anëtarësimit në bllok të rajonit ka rënë, teksa vendet po përparojnë me shpejtësi të ndryshme.
“Monitor” ka analizuar, bazuar në shkrimet dhe shifrat e gjashtë gazetarëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në një projekt të mbështetur nga GIZ dhe #SustainMedia, shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi dhe Shqipëria kanë ecur më shpejt, teksa Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga çështje politike dhe etnike, Serbia po lëviz me ritëm të ngadaltë, ndërsa Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të përballen me pengesa themelore shtet-formuese dhe institucionale.
Mali i Zi ka premisa të bëhet anëtar më shpejt se vendet e tjera. Vendi ka hapur prej kohësh negociatat dhe ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt. Ambicia zyrtare është anëtarësimi në vitin 2028, një objektiv që ka marrë edhe mbështetje politike nga Brukseli.
Megjithatë, pas progresit teknik fshihen probleme si sundimi i ligjit, korrupsioni, politizimi i institucioneve dhe mungesa e reformave të thella në sistemin e drejtësisë që mbeten pengesat kryesore. Shumë analistë në Podgoricë paralajmërojnë se ekziston rreziku i një anëtarësimi formal, por jo ndonjë përparim i dukshëm me standardet ekonomike.
Shqipëria ka shënuar përparimin më të shpejtë në rajon gjatë dy viteve të fundit. Në qershor 2026, vendi ka hyrë zyrtarisht në fazën e mbylljes së negociatave, pasi ka hapur të gjithë kapitujt. Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi rreth vitit 2030.
Megjithatë, sfida kryesore nuk është më hapja e kapitujve, por zbatimi standardeve europiane në ekonomi dhe institucione. Ekspertët paralajmërojnë se bizneset shqiptare kanë vetëm pak vite kohë për t’u përshtatur me rregullat e tregut të përbashkët, ndërsa vlerësimet tregojnë se vetëm 10-15% e sipërmarrjeve konsiderohen aktualisht të gatshme për konkurrencën europiane.
Në krahun tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, ndoshta shembulli më unik ku procesi nuk përparon nga kriteret politike. Dy dekada pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pas ndryshimit të emrit të shtetit përmes Marrëveshjes së Prespës, vendi ende nuk ka nisur negociatat. Bllokimi lidhet me kërkesën për ndryshime kushtetuese që do të përfshinin të drejtat e komunitetit bullgar, një kusht që refuzohet nga qeveria.
Kjo ka krijuar ngërç politik ku Brukseli këmbëngul te ndryshimet kushtetuese, ndërsa Shkupi kërkon garanci se nuk do të përballet me veto të reja në të ardhmen. Mbështetja publike për anëtarësimin në BE ka arritur në rreth 71%, por procesi duket më larg se kurrë.
Serbia përfaqëson një rast krejt të ndryshëm. Ajo mbetet vend kandidat dhe vazhdon negociatat, por ritmi është ngadalësuar ndjeshëm. Nga 35 kapituj, vetëm 22 janë hapur dhe vetëm dy janë mbyllur përkohësisht. Pengesat kryesore mbeten normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, sundimi i ligjit dhe refuzimi për t’u harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, sidomos lidhur me Rusinë.
Megjithatë, Serbia është tashmë thellësisht e integruar ekonomikisht me BE-në, e cila është partneri i saj kryesor tregtar dhe po ashtu në investime nga BE. Kjo ka krijuar një situatë që disa analistë e përshkruajnë si “gjysmë-anëtarësim”, ku të dyja palët përfitojnë nga status quo-ja pa pasur domosdoshmërisht interes për ta përshpejtuar anëtarësimin e plotë. Megjithatë, vendi synon të anëtarësohet në BE rreth vitit 2035.
Kosova mbetet vendi më larg anëtarësimit. Dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ajo ende nuk ka statusin e vendit kandidat. Përveç reformave të brendshme në drejtësi, administratë dhe luftën kundër korrupsionit, Kosova përballet me një pengesë kryesore që lidhet me mosnjohjen nga pesë shtete anëtare të BE-së.
Për më tepër, dialogu me Serbinë vazhdon të jetë kushti kryesor politik. Edhe pse ka bërë hapa në fusha si SEPA, Plani i Rritjes dhe integrimi ekonomik rajonal, rruga drejt anëtarësimit mbetet e bllokuar nga faktorë që shkojnë përtej reformave të brendshme.
Procesi i integrimit për në BE i Bosnjë-Hercegovinës mbetet tepër sfidues. Edhe pse mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022 dhe në vitin 2024 mori miratimin politik për hapjen e negociatave, procesi mbetet i kushtëzuar nga reformat institucionale.
Vendi vuan nga mungesa e mekanizmave efikase për planifikimin dhe koordinimin e fondeve të BE-së, ndërsa ende nuk është përcaktuar qartë se cilat institucione do të mbajnë përgjegjësinë për raportimin mbi zbatimin e aktiviteteve të reformës. Bosnja mbetet mes statusit të kandidatit dhe vështirësive të një shteti që ende po përpiqet të ndërtojë konsensusin e brendshëm për drejtimin e tij strategjik.
Mali i Zi: Kryeson garën, por ka ende shumë punë përpara
Ndërsa qeveria malazeze synon me ambicie anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2028, ekspertët mbeten skeptikë. Ata paralajmërojnë se shoqërisë i mungon progresi thelbësor dhe reformat strukturore të nevojshme për një integrim të vërtetë, duke tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut të një “anëtarësimi në letër”, që nuk sjell përmirësime reale për qytetarët.
Që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në vitin 2012, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt. Qeveria këmbëngul se kapitujt e mbetur do të finalizohen deri në fund të vitit 2026, duke i hapur rrugë anëtarësimit të plotë në vitin 2028, por ministria e Çështjeve Europiane nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me afatet për mbylljen e kapitujve të mbetur.
Shqipëria në fazën vendimtare, nga hapja e kapitujve te prova e zbatimit
Shqipëria ka hyrë në fazën më të avancuar të procesit të integrimit europian. Pas hapjes të të gjithë kapitujve – 33 gjithsej, fokusi është zhvendosur nga harmonizimi formal i legjislacionit te zbatimi konkret i reformave.
Tashmë, vëmendja e institucioneve zhvendoset te përmbushja e kushteve specifike për mbylljen e përkohshme të secilit kapitull, ku thelbësore mbeten reformat në sundimin e ligjit. Sipas agjendës së integrimit, fokusin kryesor do ta mbajnë kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, pasi diktojnë ritmin e mbylljes së të gjithë procesit.
Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për të mbyllur 10 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2026.
Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE rreth vitit 2030. Ky afat është mbështetur edhe nga institucionet europiane, të cilat e konsiderojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më të avancuara të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Lexo të plotë shkrimin për Shqipërinë në link: Shqipëria në fazën vendimtare, nga hapja e kapitujve te prova e zbatimit
Anëtarësimi i ngecur i Serbisë në BE, si një marrëveshje politike
Viti 2035 është data më e fundit e synuar për të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se Serbia mund t’i bashkohet Bashkimit Europian. Ky është një premtim i njohur që ka shënuar dekadën e fundit gjatë së cilës Beogradi dhe Brukseli kanë zhvilluar negociata.
Një pjesë e popullsisë beson se anëtarësimi në BE do të përmirësonte ndjeshëm pozitën politike dhe ekonomike të vendit, ndërsa të tjerë janë skeptikë ndaj qëllimeve të BE-së. Po nëse ngërçi i pafundmë u sjell përfitime aktorëve të fuqishëm në të dyja palët?
Serbia aplikoi zyrtarisht për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2009, u bë vend kandidat në vitin 2012 dhe hapi negociatat e anëtarësimit në vitin 2014. Sot, nga 35 kapituj negociues janë hapur vetëm 22 dhe vetëm dy janë mbyllur përkohësisht.
Zyrtarisht, fajin e kanë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në dhe reformat në sundimin e ligjit.
Maqedonia e Veriut, 22 vite në “portën” e BE-së, ndryshimet kushtetuese pengesa
Njëzetedy vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian, marrëveshja e parë e këtij lloji në rajon, vendi jo vetëm që nuk është anëtar i familjes europiane, por as nuk ka filluar ende bisedimet e anëtarësimit.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila u pasua nga anëtarësimi në NATO, dhe më vonë pas miratimit të të ashtuquajturit “Propozim Francez”, i cili hapi rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, vendi ende nuk e ka nisur procesin e integrimit.
Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, e pranoi kornizën negociuese, e cila përfshin ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, malazezëve, hebrenjve, kroatëve dhe komuniteteve të tjera në Kushtetutë.
Qeveria aktuale, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka refuzuar t’i zbatojë këto ndryshime kushtetuese, me arsyetimin se ndaj Maqedonisë së Veriut është ushtruar presion i padrejtë për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë.
Ky perceptim dhe kjo narrativë rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese e kanë polarizuar thellësisht shoqërinë në të gjitha nivelet, si midis partive politike, ashtu edhe midis qytetarëve.
“Derisa të marr garanci të qarta se nuk do të ketë më çështje dypalëshe dhe të identitetit, unë mund të mbështes vetëm këtë lloj ndryshimi kushtetues. Kurrë nuk do të mbështes asgjë tjetër. Këtë po e përsëris këtu, e nëse është e nevojshme do ta përsëris edhe një qind herë”, deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski.
Bosnjë-Hercegovina, mes Brukselit dhe bllokadave të brendshme
Për Bosnjë-Hercegovinën, integrimi europian mbetet një nga projektet e rralla politike që gëzon mbështetje pothuajse universale. Qytetarët e duan, partitë e mbështesin në deklarata dhe Bashkimi Europian vazhdon të ngulë këmbë se Bosnja e ka vendin e saj në familjen europiane.
Megjithatë, pas gati një dekade nga aplikimi për anëtarësim, rruga drejt BE-së vazhdon të karakterizohet nga kontrasti mes retorikës politike dhe veprimeve konkrete.
Bosnja aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2016, mori statusin e vendit kandidat në fund të vitit 2022 dhe në mars 2024 mori dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Megjithatë, vazhdon të përballet me pengesa strukturore që e bëjnë procesin shumë më të ngadaltë sesa në shumicën e vendeve të tjera të rajonit.
Miratimi i Agjendës së Reformave 2024-2027 në shtator 2025 u konsiderua një hap kyç, pasi çeli rrugën për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Dokumenti përmban më shumë se 100 masa reformuese në fusha si infrastruktura, drejtësia, digjitalizimi dhe zhvillimi ekonomik.
Mbështetja publike për anëtarësimin është shumë e lartë. Sondazhet tregojnë se mbi 74% e qytetarëve do të votonin pro anëtarësimit në një referendum. Për shumicën e tyre, BE-ja shihet si garanci për paqe afatgjatë, stabilitet politik, kushte më të mira ekonomike dhe liri lëvizjeje.
Për më tepër, integrimi europian është një nga objektivat e pakta që gëzon mbështetje ndërmjet të tre popujve konstituivë të Bosnjës. Edhe aktorët politikë e paraqesin publikisht anëtarësimin në BE si një qëllim strategjik kombëtar.
Integrimi i Kosovës në BE, vetëm në horizont
Në prill të vitit 2016, tetë vite pas shpalljes së pavarësisë, hyri në fuqi Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) ndërmjet Bashkimit Europian (BE) dhe Kosovës. Me këtë marrëveshjeje filloi një proces për mbështetje reale të reformave, si rrugë për integrimin e vendit në BE.
Kanë kaluar 10 vjet dhe Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për integrim në BE. Më 15 dhjetor 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim, megjithatë në dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet vetëm një kandidat potencial për integrim.
Madje nga periudha prej kur Kosova ka aplikuar, marrëdhëniet me BE-në u bënë komplekse. Në vitin 2023, Bashkimi Europian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, duke akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti që nuk ka ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.
Masat u hoqën në dhjetorin e vitit 2025, por pasojat politike, ekonomike dhe financiare të Kosovës ishin të dukshme. Sipas Institutit GAP në raportin “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Europian mbi Kosovën”, Kosova ka humbur mbi 613 milionë euro, sidomos në projekte të pezulluara. Sektorët që kanë humbur më së shumti janë mjedisi, energjia, digjitalizimi./ Monitor
*Artikulli është shkruar posaçërisht për Monitor. Ky sesion mbështetet nga Programi Rajonal i GIZ-it #SustainMedia, i financuar nga Bashkimi Europian (BE) dhe Qeveria Gjermane (BMZ). Pikëpamjet e shprehura në këtë seksion janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e BE-së ose të BMZ-së.
Të fundit
Qytetarët rikthehen në shesh, nis protesta e radhës kundër qeverisë
5 Korrik 2026, 19:35
Qesharak edhe në shije !
5 Korrik 2026, 19:09
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas pesë muajsh ndërprerje
5 Korrik 2026, 18:44
IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për zjarre në pyje, ja zonat më problematike
5 Korrik 2026, 18:24
U lirua nga gjykata, protestuesi hedh vezën drejt komisariatit: Kjo ishte arma ime
5 Korrik 2026, 18:02
Porto Palermo nuk është Chatgpt, është KLSH
5 Korrik 2026, 17:44
Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet të gjejnë konsensus
5 Korrik 2026, 16:19
Kane skeptik për Topin e Artë: Messi dhe Mbappé mbeten favoritët
5 Korrik 2026, 15:30
Teatër i radhës i kllounit hajdut
5 Korrik 2026, 15:28
“Der Spiegel”: Protesta që po trondit qeverinë Rama
5 Korrik 2026, 14:56
Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria
5 Korrik 2026, 14:41
Rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, 19-vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak
5 Korrik 2026, 14:32
Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve
5 Korrik 2026, 14:22
Seanca në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 protestues
5 Korrik 2026, 14:04
Divjakë/ “Toyota” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë”, disa të plagosur
5 Korrik 2026, 13:52
Jürgen Klopp rikthehet në stol, merr drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë
5 Korrik 2026, 13:44
Sherri në Korçë përfundon me goditje me sëpatë, një i plagosur në spital
5 Korrik 2026, 13:29
Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
5 Korrik 2026, 13:10
'Treni ka ikur', a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?
5 Korrik 2026, 13:00
Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit
5 Korrik 2026, 12:38
Protestuesi shfaq probleme shëndetësore në gjykatë, ndërhyjnë mjekët
5 Korrik 2026, 12:29
Çfarë ka mbetur vërtet nga 'Ëndrra Amerikane'
5 Korrik 2026, 12:17
Kurbin/ Digjen qëllimisht 5 kamionë në një gurore
5 Korrik 2026, 11:53
Mbappe shkruan histori me Francën, vetëm një gol larg rekordit të Messit
5 Korrik 2026, 11:46
Dekadat që i duhen rajonit të afrohet me standardet e BE-së
5 Korrik 2026, 11:32
Thirrje të forta para Gjykatës së Tiranës: Rama në burg, çunat jashtë!
5 Korrik 2026, 11:29
Vrau policin Enea Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës
5 Korrik 2026, 11:14
Maroku "fluturon" në çerekfinale, eliminon Kanadanë me tre gola
5 Korrik 2026, 11:00
Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet: Rama në burg, çunat jashtë
5 Korrik 2026, 10:45
Planifikoni pushimet pa stres, këto janë hapat që nuk duhen neglizhuar
5 Korrik 2026, 10:35
Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur
5 Korrik 2026, 10:24
Ditët me temperatura të larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia
5 Korrik 2026, 10:01
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!
5 Korrik 2026, 09:51
Makina përplaset me taksinë në Memaliaj, katër persona të plagosur
5 Korrik 2026, 09:40
Makina del nga rruga në Korçë, përfundon e përmbysur pas përplasjes me një pemë
5 Korrik 2026, 09:30
Associated Press: Protesta përsërit simbolikën e 20 Shkurtit, rrëzohet busti i Ramës
5 Korrik 2026, 09:18
Protestuesit marshojnë sot te Gjykata e Tiranës: Lironi çunat!
5 Korrik 2026, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
5 Korrik 2026, 08:40
Parashikimi i motit për sot, 5 korrik 2026
5 Korrik 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2026, 08:01
Protestuesit sjellin para Kryeministrisë një arkivol simbolik për Edi Ramën
4 Korrik 2026, 21:15
Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 20:55
Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni
4 Korrik 2026, 20:25
Protesta dhe miliardat përballë njëra-tjetrës, Rama: Projekti në Zvërnec do vijojë
4 Korrik 2026, 20:08
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli
4 Korrik 2026, 19:59
“Diaspora është me ne”, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
4 Korrik 2026, 19:25
Erdogan sulmon sërish Izraelin: Janë të varur nga lufta!
4 Korrik 2026, 19:13
Mazniku, reforma territoriale dhe ushtria e llogarive fiktive
4 Korrik 2026, 18:28
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit
4 Korrik 2026, 17:54
Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
4 Korrik 2026, 16:45
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur
4 Korrik 2026, 16:15
Shifra alarmante për rininë, PD: Një në pesë të rinj pa punë dhe pa arsim
4 Korrik 2026, 16:01
Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën
4 Korrik 2026, 15:45
Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie
4 Korrik 2026, 15:20
Zhurma e motorëve, shqetësim për Tiranën
4 Korrik 2026, 15:01
Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...
4 Korrik 2026, 14:08
Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në Rinas
4 Korrik 2026, 13:46
"Rama nuk frymëzon më", Marjana Koçeku për BBC: M’u desh kohë ta kuptoja
4 Korrik 2026, 11:58
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur, Koço Qëndro
4 Korrik 2026, 11:37
Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës
4 Korrik 2026, 11:20
Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE
4 Korrik 2026, 10:43
Mes festës dhe protestës për dorëheqje, ditëlindja ndryshe e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 10:08
Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
4 Korrik 2026, 09:37
4 Korriku, festa që ndryshoi historinë e SHBA-së: Si lindi dita e Pavarësisë
4 Korrik 2026, 08:36
Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen
4 Korrik 2026, 08:24
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2026, 07:59
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore
3 Korrik 2026, 21:21