Flash News

E-TJERA

Aktivisti: Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se kryeministri në zyrën e tij

Aktivisti: Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se kryeministri

Aktivisti Arben Kola, në një prononcim për News24 përpara nisjes së protestës së radhës në Tiranë, e cilësoi lëvizjen qytetare si plotësisht paqësore, ndërsa drejtoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kolës, gjatë 35 ditëve të protestave dëmet materiale kanë qenë minimale, duke pretenduar se protestuesit kanë shkaktuar më pak dëme sesa vetë kryeministri në ambientet e zyrës së tij.

“Protestat tona kanë qenë paqësore. Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se Edi Rama në zyrën e tij”, deklaroi ai.

Më tej, aktivisti pretendoi se Rama ka humbur kontrollin pas zhvillimeve të fundit politike, duke e akuzuar për manipulim dhe duke thënë se, sipas informacioneve që ai pretendon se ka marrë, kryeministri “po thyen gjithçka që i del përpara” në Kryeministri.

Në përfundim, Kola u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë protestat, duke argumentuar se presioni qytetar duhet të vazhdojë.

Të fundit