Flash News

E-TJERA

“Edhe policët janë me ne”, protestuesi i liruar pas 4 ditësh: Na thanë se edhe ata janë të shtypur nga sistemi

“Edhe policët janë me ne”, protestuesi i liruar pas 4

Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar pas tubimit të së enjtes para Kuvendit, është liruar pas katër ditësh qëndrimi në komisariat. Menjëherë pas daljes, ai iu bashkua sërish protestës, ku mbajti një fjalë para qytetarëve.

Nikolli deklaroi se gjatë kohës që ishte i shoqëruar, efektivë të policisë i kishin thënë vazhdimisht se ishin në krah të protestuesve dhe se edhe ata, sipas tij, ndihen të padrejtësuar nga sistemi.

Sipas tij, protestuesit nuk janë kundër rendit kushtetues, por kundërshtojnë autokracinë dhe kërkojnë rikthimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në vend.

Dua të them se ata djem që u arrestuan nuk janë huliganë. Ata nuk janë kundër ligjit, por kundër autokracisë. Luftojnë për demokracinë, për shtetin ligjor dhe për një Shqipëri që të mos jetë e kapur nga mafia apo interesat oligarkike. Heronj nuk jemi ne, por të gjithë ju që keni dalë çdo ditë në protestë dhe na keni mbështetur,” u shpreh Nikolli.

Ai shtoi se, sipas dëshmisë së tij, edhe efektivët e policisë i kishin pranuar se përballen me probleme të shumta në punë.

“Na e përsëritën disa herë, që kur na arrestuan e deri në komisariat, se janë me ne. Edhe ata ndihen të shtypur nga sistemi. Na thanë se nuk u paguhen orët shtesë dhe se ka abuzime edhe me tenderët e uniformave,” deklaroi Nikolli.

Të fundit