Flash News

E-TJERA

Përfaqësuesi i diasporës: Rama po kërkon imunitet në Europë që t’i shpëtojë drejtësisë

Përfaqësuesi i diasporës: Rama po kërkon imunitet në

përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit morën fjalën në protestën qytetare në Tiranë, duke shprehur mbështetjen për kauzën e protestuesve.

Një prej emigrantëve deklaroi se diaspora i është bashkuar protestës pa interesa personale, por për të kundërshtuar, sipas tij, korrupsionin dhe keqqeverisjen. Ai tha se shqiptarët jashtë vendit kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të ekonomisë së vendit dhe akuzoi qeverinë se ka dëmtuar interesat e qytetarëve.

Në fjalën e tij, ai hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit nuk largohet nga detyra sepse, sipas tij, do të përballej me drejtësinë.

"Jemi bashkuar me protestën e njerëzve që nuk kanë asnjë interes tjetër veç luftës kundër hajdutërisë. Diaspora ka qenë motori i ekonomisë shqiptare dhe nuk do të lejojë më që vendi të mbahet peng. Bijtë e shqipes nuk harrojnë. Edi Rama ka frikë të japë dorëheqjen, sepse shkon direkt në burg. Po kërkon mëshirë nëpër Europë, po kërkon një post në OKB që t'i sigurojë imunitet. Ky është realiteti, jo përrallat në podkaste. Prandaj duhet të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi për atë që i ka bërë Shqipërisë," u shpreh ai gjatë protestës.

 

Të fundit