Flash News

E-TJERA

"Autokrati i fundit i Europës", emigranti në protestë: Diaspora do jetë këtu me ju deri në largimin e Ramës

"Autokrati i fundit i Europës", emigranti në protestë:

Diaspora vijon të jetë pjesë e protestës qytetare kundër qeverisë, duke marrë pjesë në tubimin e 36-të të zhvilluar në Tiranë.

Gjatë protestës, një përfaqësues i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit mori fjalën para të pranishmëve, duke deklaruar se diaspora është bashkuar me qytetarët në kërkesën për ndryshim politik.

Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si "autokratin e fundit të Europës" dhe kërkoi dorëheqjen e tij, si edhe krijimin e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantonte zhvillimin e proceseve demokratike.

"Në emër të diasporës ju garantoj se Shqipëria është gur i rëndë në zemrat tona dhe ne do të jemi këtu me ju deri në realizimin e proceseve demokratike. Kjo është protesta më e bukur e 36 viteve të fundit. Qëndroni të bashkuar, sepse diaspora është në krahun tuaj", u shpreh ai gjatë fjalës së mbajtur në protestë. 

Të fundit