Flash News

E-TJERA

Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë: Po dëmtohet lumi i Mërturit pa konsultim

Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë: Po dëmtohet lumi

Rreth 300 banorë të krahinës së Nikaj-Mërturit në Tropojë, së bashku me aktivistë mjedisorë, kanë protestuar kundër ndërtimit të tre pritave malore në lumin e Mërturit, një projekt i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Sipas banorëve, punimet kanë nisur pa konsultim paraprak me komunitetin dhe pa informacion të qartë publik mbi natyrën e ndërhyrjes, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence.

Ambientalistët paralajmërojnë se devijimi i rrjedhës së lumit dhe gërmimet e kryera përgjatë shtratit të tij mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme në ekosistemin e zonës.

Gjatë tre javëve të fundit, sipas tyre, mjete të rënda kanë ndërhyrë në mbi një kilometër të shtratit të lumit, duke rritur frikën për pasoja afatgjata mjedisore në një nga zonat më të ndjeshme natyrore të veriut të vendit.

Të fundit