Flash News

E-TJERA

Protesta para Parlamentit/ Progni kallëzon truprojën e Ulsi Manjës: Më goditi mbi 100 herë me grushte

Protesta para Parlamentit/ Progni kallëzon truprojën e Ulsi

Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni ka depozituar një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas incidentit të rëndë ku është dhunuar në 2 korrik në protestën para Parlamentit.

Në një prononcim për mediat, Progni ka zbardhur prapaskenat e ngjarjes së ndodhur më 2 korrik, duke akuzuar drejtpërdrejt truprojën e deputetit të PS, Ulsi Manja.

Progni ka zbardhur versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar drejtpërdrejt truprojën e deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, si dhe efektivë të policisë për mënyrën e trajtimit të rastit. Sipas tij, kallëzimi është bërë ndaj Saimir Kokës, të cilin e identifikon si personin që e ka dhunuar gjatë protestës.

“Sapo bëra kallëzim drejtuar Saimir Kokës, personi që më dhunoi, badigardi i Ulsi Manjës. Më ka gjuajtur mbi 100 herë me grushta” , tha ai.

Sipas Prognit, konflikti ka nisur pasi ai dhe protestues të tjerë janë sharë nga deputeti socialist, Ulsi Manja, ndërsa ata i janë përgjigjur duke e goditur me vezë.

“Jemi provokuar nga deputeti Ulsi Manja, duke na sharë me fjalor më rrugaç që mund të ekzistojë. Ne jemi kundërpërgjigjur me vezë, dhe në këtë moment policia ka ardhur për të më arrestuar. Më poshtë, ky Saimir Koka më ka goditur disa herë me grushte. Jam vendosur në pozicion mbrojtjeje me duart në kokë dhe ai më ka goditur edhe pse isha i shtrirë”, tha ai.

Të fundit