Flash News

E-TJERA

Shpërthen makina në Shkodër, dyshohet se ishte vendosur eksploziv

Shpërthen makina në Shkodër, dyshohet se ishte vendosur eksploziv

Një automjet është dëmtuar nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Gimaj, në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se në mjetin në pronësi të shtetasit me iniciale L.F. është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e shpërthimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Të fundit