Flash News

E-TJERA

"Der Standard": Policia përdori forcë ndaj protestuesve, organizatat për të drejtat e njeriut janë të shqetësuara

"Der Standard": Policia përdori forcë ndaj protestuesve,

Media e njohur gjermane “Der Standard” i ka bërë jehonë protestës qytetare e cila prej 36 ditësh po zhvillohet para Kryeministrisë, me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Rama.

Media i referohet raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit i cili dënoi përdorimin e forcës joproporcionale nga policia ndaj protestuesve para Parlamentit.

“Organizatat për të drejtat e njeriut në Shqipëri kanë ngritur shqetësime për përdorim të tepruar të forcës nga policia gjatë protestave të vazhdueshme kundër një projekti ndërtimi në zonën e mbrojtur të Zvërnecit... Incidentet e izoluara nuk mund të justifikojnë ndërhyrje të dhunshme ndaj protestuesve dhe duke kërkuar një hetim të pavarur dhe efektiv mbi ngjarjet”, shkruan media gjermane.

Gjatë përplasjeve të fundit para parlamentit në Tiranë janë regjistruar të lënduar si mes protestuesve ashtu edhe forcave të policisë, në një situatë të përshkallëzuar tensioni.

Protestat fillimisht kanë nisur kundër një projekti për ndërtimin e një kompleksi luksoz në zonën e Zvërnecit, i cili sipas mediave ndërkombëtare lidhet me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Projekti, i prezantuar më herët, ka nxitur reagime që në momentin kur në zonë u vendosën gardhe dhe filluan punime paraprake, ndërsa më pas protestat janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë shoqërore.

Me kalimin e kohës demonstratat kanë përfshirë edhe shqetësime më të gjera sociale dhe ekonomike, përfshirë korrupsionin, koston e jetesës, problemet në shëndetësi dhe pensionet e ulëta, ndërsa në disa raste janë artikuluar edhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan “Der Standard”.

Të fundit