Flash News

E-TJERA

Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme

Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit të motit, vranësira të pakta kalimtare priten vetëm në zonat malore të lindjes, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 18 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë 31 gradë Celsisus.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Të fundit