Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga SPAK: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha nga SPAK: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës,

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nga inceneratori i Tiranës janë zhdukur 130 milionë euro, por asnjë zyrtar i lartë nuk është dërguar para drejtësisë.

Berisha tha se deri tani në këtë çështje janë të përfshirë vetëm dy persona të nivelit të ulët, ndërsa mungojnë masa ndaj zyrtarëve të lartë si kryeministri Rama.

Berisha: Djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura, para të qytetarëve të Shqipërisë, taksapaguesve. Dhe janë gjithsej të akuzuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Dhe dy punonjës të thjeshtë, kaq janë.  Paçka se Edi Rama ka firmosur me dorën e tij të zezë, dhënien e bonusit tetë pikë kompanisë e cila u krijua tetë muaj më vonë mbasi mori bonusin.

E shpalli fituese kompaninë, e cila u themelua dy ditë pasi u shpall fituese. Kurse Erion, Lali Vjedhësi, që kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet së bashku me Lubi Ballukun, bëjnë luftë kundër njëri-tjetrit, Lubia e përcolli Lali Vjedhësin dhe vetë tani firmos urdhër-arrestet nga Skapi i partisë.

Pra, nuk ka akt më të shëmtuar se për 130 milionë euro të mos ketë një zyrtar të lartë të prangosur, qoftë ai ministër, qoftë ai zëvendëskryeministër apo kryetar bashkie. Kjo është amnisti e krimit.

Përveç kësaj, siç e shihni ju, a ka dëshmi më flagrante të përkatësisë partiake të këtij institucioni, i cili mban të fshehtë emra. Ose si Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, të cilët përfliten se janë në dosjen Aruba dhe dalin emrat e trafikantëve, dalin emrat e biznesmenëve të dërguar në Aruba me porositë e qeverisë, por jo të qeveritarëve sepse kjo do të ishte dëshmia absolute e narkoshtetit shqiptar. Ka gjë më të turpshme, ka gjë më të papërgjegjshme se kjo?

 

Të fundit