Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i lashë Dumanit

Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha foli për mediat jashtë SPAK-ut ku deklaroi duke ironizuar se tashmë në ambientet e prokurorisë, ligjin e bënte ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Tani, sigurisht që si gazetarë, edhe publiku, është shumë i interesuar të dijë se çfarë gjeta unë, çfarë konstatova unë gjatë vizitës time në Skapin e partisë. Aty kishin marrë zyra të veçanta Lubi Balluku, Saje Qorri, Ergys Agasi dhe disa të tjerë që edhe nuk i njoha mirë. Pra, ata po punonin ditë e natë më thanë, në ndihmë të Skapit të partisë. Oltion Bistri ishte punësuar për sistemin e informatikës. Me një fjalë, Skapi ishte pushtuar përfundimisht dhe Lubia bënte ligjin këtu”, tha Berisha.

Kryedemokrati lexoi edhe mesazhin që la në SPAK.

“Armikut të egër të pluralizmit politik, mercenarit të Edi Ramës, drejtësia vonon, por nuk harron”, ishte mesazhi i Berishës për prokurorët e posaçëm.

Të fundit