Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat parlamentare pa u shqyrtuar kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat parlamentare pa u shqyrtuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare derisa të paraqiten në Kuvend amendamentet e propozuara prej tyre, të cilat lidhen me kërkesat e protestuesve.

Berisha sqaroi se PD nuk e konsideron qëndrimin e saj si bojkot të parlamentit, por si mospjesëmarrje në seancat plenare, ndërsa vijon punën në komisione.

“Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se mosparaqitja e këtyre nismave në Kuvend përbën shkelje të të drejtave të opozitës dhe shpërfillje ndaj kërkesave të qytetarëve që kanë protestuar.

“Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës”, u shpreh kreu i PD-së.

Të fundit