Flash News

E-TJERA

"Na tregoni dokumentet", banorët e Nikaj-Mërturit kërkojnë transparencë për ndërhyrjet në lumin Mërtur

"Na tregoni dokumentet", banorët e Nikaj-Mërturit

Komuniteti i Nikaj-Mërturit kërkon dokumentet për ndërhyrjet në lumin e Mërturit

Banorët e komunitetit të Nikaj-Mërturit kanë kërkuar nga institucionet shtetërore vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë lidhur me projektin që po zbatohet në lumin e Mërturit, në Njësinë Administrative Lekbibaj të Bashkisë Tropojë.

Në një kërkesë për informacion drejtuar KESH-it, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Bashkisë Tropojë, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, komuniteti kërkon të njihet me bazën ligjore dhe teknike mbi të cilën është miratuar dhe po zbatohet projekti “Mbrojtja me prita malore e Përroit Lekbibaj (Mërturit) - Loti I”.

Banorët kërkojnë ndër të tjera raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, vendimet mjedisore, projektin hidroteknik, studimet hidrologjike dhe hidraulike, si dhe lejet e autorizimet për ndërhyrjet në shtratin e lumit.

Gjithashtu, komuniteti kërkon dokumentacion që lidhet me konsultimin publik, miratimet nga institucionet përgjegjëse për mjedisin dhe ujërat, kontratën e zbatimit të projektit, preventivin dhe burimin e financimit.

Sipas komunitetit, dokumentet e kërkuara kanë interes publik pasi lidhen me mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e ekosistemit lumor, sigurinë hidraulike dhe ndikimin që ndërhyrjet mund të kenë në zonë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit