Flash News

E-TJERA

E rëndë në Fier/ 17-vjeçarja dhunohet dhe filmohet nga bashkëmoshataret, arrestohet njëra prej të dyshuarave

E rëndë në Fier/ 17-vjeçarja dhunohet dhe filmohet nga

Një rast dhune ndaj një 17-vjeçareje në Fier është rikthyer në vëmendjen publike pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku shfaqet momenti i agresionit ndaj të miturës.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026, në banesën e një 19-vjeçareje në Fier. Sipas policisë, 17-vjeçarja është paraqitur po atë ditë në Komisariatin e Policisë së bashku me nënën e saj dhe ka denoncuar se ishte dhunuar dhe filmuar gjatë episodit nga 19-vjeçarja dhe dy vajza 15-vjeçare.

Pas kallëzimit, tre të dyshuarat janë shoqëruar në komisariat, ku dyshohet se kanë pranuar ushtrimin e dhunës ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.

Sipas të dhënave, vajza ishte thirrur në banesë me pretendimin për të sqaruar një konflikt mes tyre, por takimi ka përfunduar me sulm fizik, ndërsa njëra prej të pranishmeve ka regjistruar pamjet e ngjarjes.

Ndërkohë, më 28 qershor, njëra prej 15-vjeçareve është arrestuar pas një kallëzimi të bërë nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se ishte dhunuar fizikisht nga e bija. Pas procedurave ligjore, e mitura është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Familjarët e 17-vjeçares kanë shprehur shqetësim për gjendjen e saj psikologjike pas dhunës së përjetuar dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Rasti vijon të jetë nën hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Të fundit