Flash News

E-TJERA

Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim

Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, ku disa persona u përfshinë në një përplasje fizike me sende të forta dhe mjet prerës.

Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Në kuadër të hetimeve, efektivët kanë arrestuar në flagrancë tre persona: Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç. Ata dyshohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë, i plagosuri A. I., 33 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa vijon të marrë trajtim mjekësor në spital.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një 17-vjeçar me inicialet E. L., i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armës së ftohtë.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e të riut dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Të fundit