Flash News

E-TJERA

KLSH kërkoi largimin, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit

KLSH kërkoi largimin, jep dorëheqjen Sekretari i

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas të dhënave paraprake, largimi i tij lidhet me konstatimet e një auditimi të KLSH-së, ku janë evidentuar problematika në ushtrimin e funksionit. Në raport thuhet se Tola nuk ka ndjekur plotësisht zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë për punonjësit e larguar nga detyra, si dhe nuk ka garantuar kontrolle të mjaftueshme mbi shpenzimet e karburantit, duke sjellë pasoja financiare për institucionin.

Erzen Tola ishte emëruar në këtë pozicion gjatë kohës kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Ogerta Manastirliu dhe kishte vijuar të mbante detyrën edhe pas ndryshimit të drejtimit të ministrisë.

Rekomandimi i KLSH për largimin e tij ishte bërë më herët, por sipas raportimeve nuk ishte zbatuar deri në këtë moment. Dorëheqja vjen pas publikimit të gjetjeve të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Të fundit