Flash News
“Republika e Prokurorëve”, qytetari arrestohet për të njëjtin krim që e kishte mbaruar dënimin!
Nëna e 15-vjeçares së përfshirë në dhunimin e 17-vjeçares: Ka probleme të shëndetit mendor
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
Pushteti, kullat dhe Rama/ “The Albanian Files” si pasqyrë e një sistemi të centralizuar
Berisha tregon si e rrëzoi Rama planin britanik: Projekti do mbronte bregdetin, e ktheu në masakrim të territorit
“Republika e Prokurorëve”, qytetari arrestohet për të njëjtin krim që e kishte mbaruar dënimin!

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin.
Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua 43 vjeçari Klodjan Gjikdhima, i cili tha se e kanë arrestuar dhe mbajtur peng për disa javë, megjithëse dënimin e kishte kryer. Ai pohoi se në fund të muajit shtator 2025, disa punonjës policie civil i kanë shkelmuar derën e banesës në zonën e Freskut në Tiranë, ku banon sëbashku me bashkëshorten shtatzënë, në muajin e 9-të.
Policët i kërkuan nëse kishte armë në banesë, teksa e shoqëruan pa i shpjeguar arsyen për në Dhomat e Shoqërimit, pranë burgut 302 në Tiranë. Më tej pohon se në ato Dhoma është mbajtur disa ditë, nuk ka dalë për masë sigurie në gjykatë dhe më pas është transferuar në Burgun e Kosovës, në Lushnje.

“Nuk e di përse më arrestuan, ose më saktë më mbajtën peng. Unë jam dënuar më datë 10 korrik 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë Tirane dhe vendimi është lënë në fuqi më datës 29 shkurt 2024 nga Gjykata e Apelit. Jam dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Më pas jam liruar në datë 14 maj 2024 nga IEVP Burrel, ‘me plotësim kohe’” shton ai.
Fiks Fare siguroi shkresën e lirimit, ku është e gjithë ecuria e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet që kam pasur në burg. Në atë shkresë shkruhet “plotësim kohe”, madje e kanë liruar në orët e pasdites, orë në të cilën e kanë arrestuar.

Klodjani thotë se vetëm në burg ka mësuar se është arrestuar për të njëjtin dënim, që e kishte kryer. “Më arrestuan në fund të muajit shtator 2025, me forcë në banesë, në sytë e gruas shtatzënë. Prishën derën dhe erdhën civilë. Më mbajtën në qeli disa javë dhe më liruan në datë 17 tetor 2025 nga IEVP Lushnje, pasi e kisha kryer dënimin” thotë ai.
Te urdhri i lirimit të dytë, i datës 17 tetor shkruhet se “Klodjan Gjikdhima e ka kryer dënimin dhe është liruar në maj 2024”.

Por, kush mban përgjegjësi? “Mua më morën peng, po sikur ti kishte ndodhur diçka bashkëshortes sime kush mban përgjegjësi?” thotë ai.
Qytetari telefonon oficerin Taulant Nako që është marrë me çështjen e tij. Ai i thotë se përse u arrestua, kur e kishte kryer dënimin dhe tashmë ishte i pafajshëm.
Oficeri i thotë se “shumë mirë që dole i pafajshëm”, teksa qytetari i thotë se ishte për të njëjtin dënim që e kishte kryer. “Pse më kërkon mua llogari, urdhrin e arrestimit e nxori prokurori” i thotë oficeri.
Fiks Fare u interesua pranë IEVP Lushnje, ku mësojmë se urdhri për lirimin e dytë, ai i datës 17 tetor ka ardhur nga Prokuroria e Tiranës.

Fiksi kontaktoi me Prokurorinë e Tiranës, e cila në përgjigje shkruan se, pas verifikimit të praktikës rezulton se në datë 1 mars 2024, është dërguar shkurtimi i vendimit nga Prokuroria e Apelit, i paarsyetuar. Më pas ka dalë urdhri i ekzekutimit në datë 8 mars, vendim i cili i është dërguar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku Gjikdhima ishte në qeli.
Më pas, në datë 2 shtator 2025, Gjykata e Tiranës ka vënë në dispozicion vendimin penal, tashmë të zbardhur. Dy ditë më vonë, doli edhe urdhri i ekzekutimit.

Prokuroria e Tiranës shkruan se, sa më sipër, i njëjti urdhër është nxjerrë sërish dhe i është drejtuar po sërish të njëjtave institucioneve (Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtoria së Përgjithshme të Burgjeve).
Në përgjigje, Prokuroria e Tiranës shkruan se më datë 2 tetor Klodjani është ndaluar sërish, për të vajtur të njëjtin dënim që e përfundoi. Ai është mbajtur deri më datë 7 tetor në Bllokun e Sigurisë.
Çuditërisht, akuza shkruan se gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga familjarët, Klodjani apo nga oficerët që kanë kryer arrestimin lidhur me pretendimet për ekzekutimin e dënimit. Më pas, ai është pranuar nga Burgu u Lushnjes! Në këtë burg ai ka paraqitur pretendimet. Në datë 13 tetor 2025, Burgu i Lushnjes i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës sqarimin e ndalimit.
Prokuroria ka marrë kohë dhe në datë 17 tetor 2025, kjo akuzë i shkruan burgut se; nëse rezulton se dënimi është i kryer dhe nëse jemi përballë kësaj situate, të veprohet sipas parashikimeve ligjore. Po në datë 17 a është liruar nga burgu i Lushnjes!
Fiksi e pyeti Prokurorinë e Tiranës edhe për mënyrën e arrestimit me forcë.
Sipas saj, përgjegjësia për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatave, kontrolli banesës etj. është kompetencë e Policisë së Shtetit dhe jo e institucionit tone dhe ne nuk jemi përgjegjës për veprimet operative.
Por, kush mban përgjegjësi për këtë burg të padrejtë?!
Prokuroria e Tiranës shkruan se “të gjitha veprimet që kanë ndodhur janë realizuar në përputhje me legjislacionin”.
Fiks Fare/ “Republika e Prokurorëve”, qytetari arrestohet për të njëjtin krim që e kishte mbaruar dënimin!
Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua 43 vjeçari Klodjan Gjikdhima, i cili tha se e kanë arrestuar dhe mbajtur peng për disa javë, megjithëse dënimin e kishte kryer. Ai pohoi se në fund të muajit shtator 2025, disa punonjës policie civil i kanë shkelmuar derën e banesës në zonën e Freskut në Tiranë, ku banon sëbashku me bashkëshorten shtatzënë, në muajin e 9-të.
Policët i kërkuan nëse kishte armë në banesë, teksa e shoqëruan pa i shpjeguar arsyen për në Dhomat e Shoqërimit, pranë burgut 302 në Tiranë. Më tej pohon se në ato Dhoma është mbajtur disa ditë, nuk ka dalë për masë sigurie në gjykatë dhe më pas është transferuar në Burgun e Kosovës, në Lushnje.
“Nuk e di përse më arrestuan, ose më saktë më mbajtën peng. Unë jam dënuar më datë 10 korrik 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë Tirane dhe vendimi është lënë në fuqi më datës 29 shkurt 2024 nga Gjykata e Apelit. Jam dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Më pas jam liruar në datë 14 maj 2024 nga IEVP Burrel, ‘me plotësim kohe’” shton ai.
Fiks Fare siguroi shkresën e lirimit, ku është e gjithë ecuria e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet që kam pasur në burg. Në atë shkresë shkruhet “plotësim kohe”, madje e kanë liruar në orët e pasdites, orë në të cilën e kanë arrestuar.
Klodjani thotë se vetëm në burg ka mësuar se është arrestuar për të njëjtin dënim, që e kishte kryer. “Më arrestuan në fund të muajit shtator 2025, me forcë në banesë, në sytë e gruas shtatzënë. Prishën derën dhe erdhën civilë. Më mbajtën në qeli disa javë dhe më liruan në datë 17 tetor 2025 nga IEVP Lushnje, pasi e kisha kryer dënimin” thotë ai.
Te urdhri i lirimit të dytë, i datës 17 tetor shkruhet se “Klodjan Gjikdhima e ka kryer dënimin dhe është liruar në maj 2024”.
Por, kush mban përgjegjësi? “Mua më morën peng, po sikur ti kishte ndodhur diçka bashkëshortes sime kush mban përgjegjësi?” thotë ai.
Qytetari telefonon oficerin Taulant Nako që është marrë me çështjen e tij. Ai i thotë se përse u arrestua, kur e kishte kryer dënimin dhe tashmë ishte i pafajshëm. Oficeri i thotë se “shumë mirë që dole i pafajshëm”, teksa qytetari i thotë se ishte për të njëjtin dënim që e kishte kryer. “Pse më kërkon mua llogari, urdhrin e arrestimit e nxori prokurori” i thotë oficeri.
Fiks Fare u interesua pranë IEVP Lushnje, ku mësojmë se urdhri për lirimin e dytë, ai i datës 17 tetor ka ardhur nga Prokuroria e Tiranës.
Fiksi kontaktoi me Prokurorinë e Tiranës, e cila në përgjigje shkruan se, pas verifikimit të praktikës rezulton se në datë 1 mars 2024, është dërguar shkurtimi i vendimit nga Prokuroria e Apelit, i paarsyetuar. Më pas ka dalë urdhri i ekzekutimit në datë 8 mars, vendim i cili i është dërguar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku Gjikdhima ishte në qeli.
Më pas, në datë 2 shtator 2025, Gjykata e Tiranës ka vënë në dispozicion vendimin penal, tashmë të zbardhur. Dy ditë më vonë, doli edhe urdhri i ekzekutimit.
Prokuroria e Tiranës shkruan se, sa më sipër, i njëjti urdhër është nxjerrë sërish dhe i është drejtuar po sërish të njëjtave institucioneve (Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtoria së Përgjithshme të Burgjeve).
Në përgjigje, Prokuroria e Tiranës shkruan se më datë 2 tetor Klodjani është ndaluar sërish, për të vajtur të njëjtin dënim që e përfundoi. Ai është mbajtur deri më datë 7 tetor në Bllokun e Sigurisë.
Çuditërisht, akuza shkruan se gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga familjarët, Klodjani apo nga oficerët që kanë kryer arrestimin lidhur me pretendimet për ekzekutimin e dënimit. Më pas, ai është pranuar nga Burgu u Lushnjes! Në këtë burg ai ka paraqitur pretendimet. Në datë 13 tetor 2025, Burgu i Lushnjes i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës sqarimin e ndalimit.
Prokuroria ka marrë kohë dhe në datë 17 tetor 2025, kjo akuzë i shkruan burgut se; nëse rezulton se dënimi është i kryer dhe nëse jemi përballë kësaj situate, të veprohet sipas parashikimeve ligjore. Po në datë 17 a është liruar nga burgu i Lushnjes!
Fiksi e pyeti Prokurorinë e Tiranës edhe për mënyrën e arrestimit me forcë.
Sipas saj, përgjegjësia për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatave, kontrolli banesës etj. është kompetencë e Policisë së Shtetit dhe jo e institucionit tone dhe ne nuk jemi përgjegjës për veprimet operative.
Por, kush mban përgjegjësi për këtë burg të padrejtë?!
Prokuroria e Tiranës shkruan se “të gjitha veprimet që kanë ndodhur janë realizuar në përputhje me legjislacionin”.
Të fundit
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08
Mërkuri në prapavijë vazhdon, kush fiton dhe kush humbet këtë javë
6 Korrik 2026, 21:49
Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
6 Korrik 2026, 21:19
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!
6 Korrik 2026, 20:40
10 këshilla për të rritur energjinë tuaj ditën pas një gjumi të keq
6 Korrik 2026, 20:09
Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania
6 Korrik 2026, 19:41
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
6 Korrik 2026, 19:16
Temperaturat në rritje, apel nga mjekët: Këto kategori janë më të rrezikuara
6 Korrik 2026, 18:57
Sekuestrohen 1 milion euro asete, çifti nga Kosova nën hetim për pastrim parash
6 Korrik 2026, 18:33
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
6 Korrik 2026, 17:27
Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë
6 Korrik 2026, 17:10
Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt
6 Korrik 2026, 16:44
Fermerët në protestë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë
6 Korrik 2026, 16:21
Temperaturat ekstreme, IGJEUM: Alarm i kuq për zjarre në 3 qarqe!
6 Korrik 2026, 15:39
SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe
6 Korrik 2026, 15:25
Kur një nishan bëhet shkak për shqetësim - shenja që nuk duhen injoruar
6 Korrik 2026, 15:07
Ekzekutohet shqiptari në Suedi
6 Korrik 2026, 15:01
Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja
6 Korrik 2026, 14:49
BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2026, 14:31
Shpërthen makina në Shkodër, dyshohet se ishte vendosur eksploziv
6 Korrik 2026, 14:14
Moda e verës sipas horoskopit: Veshjet ideale për çdo shenjë
6 Korrik 2026, 13:29
Banorët e Nikaj-Mërturit në protestë: Po dëmtohet lumi i Mërturit pa konsultim
6 Korrik 2026, 13:07
Neymar i jep fund epokës me Brazilin, 80 gola dhe një trashëgimi historike
6 Korrik 2026, 12:50
Trump bisedon me Zelenskyn dhe Putinin, mes ngërçit për Ukrainën
6 Korrik 2026, 11:37
"De Telegraaf": Pse SHBA-të mund të refuzojnë samitin e NATO-s në Shqipëri?
6 Korrik 2026, 11:20
Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C në fundjavë
6 Korrik 2026, 11:01
Berisha: Balluku bën ligjin te Skapi i partisë, ja mesazhi që i lashë Dumanit
6 Korrik 2026, 10:32
Portugali–Spanjë, luhet sot superdueli iberik për një biletë në çerekfinale
6 Korrik 2026, 09:48
The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
6 Korrik 2026, 09:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
6 Korrik 2026, 09:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Korrik 2026, 08:47
Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme
6 Korrik 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2026, 07:59
Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime
5 Korrik 2026, 21:58