Flash News

Rajoni

Kongresi amerikan merr në pyetje ish-ministrin serb, i lidhur me kompaninë kineze ku punonte Dorian Duçka

Kongresi amerikan merr në pyetje ish-ministrin serb, i lidhur me

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar që ish-bashkëpunëtori i Hunter Biden, Vuk Jeremic, të dëshmojë për origjinën e sipërmarrjes fitimprurëse të familjes së parë me CEFC China Energy - duke e quajtur atë një "dëshmitar kyç" që mund të përshkruajë rolin e vetë Presidentit Biden në ndërmarrje.

Jeremic, një ish-ministër i jashtëm i Serbisë dhe president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duket se ka ndihmuar anëtarët e familjes Biden të lidhen me drejtuesit e CEFC-së në fund të vitit 2015, kur Joe Biden ishte ende nënkryetar, raporton New York Post.

Në një email të 30 nëntorit 2015, të rikuperuar nga laptopi i Hunter Biden, Jeremic i tha një bashkëpunëtori tjetër të Biden, Eric Schwerin, se do të darkonte në Uashington me kryetarin e CEFC, Ye Jianming, kompani me të cilën ka qenë i lidhur edhe Dorian Duçka, i njohur në dosjen hetimore të skandalit ‘McGonigal’ si Personi B.

“Ai është shumë i ri dhe dinamik, me lidhjet e nivelit të lartë në vendin e tij. Së fundmi ata kanë filluar të bëjnë investime të mëdha jashtë vendit (miliarda dollarë) dhe planifikojnë të bëjnë shumë më tepër”, ka shkruar Jeremic. “Do të doja ta ftoja Hunterin të bashkohej me mua në këtë darkë private. Unë kam besim se shumë projekte interesante mund të dalin nga kjo në të ardhmen”, shtoi ai.

CEFC-ja tashmë e zhdukur u reputua se ishte pjesë e fushatës së ndikimit të huaj "Belt and Road" të Pekinit dhe i pagoi djalit të parë Hunter Biden dhe vëllait të parë James Biden të paktën 4.8 milionë dollarë në 2017 dhe 2018, sipas Ëashington Post.

Kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer i kërkoi Jeremic në një letër të sigurojë të gjitha dokumentet dhe komunikimet në lidhje me Hunter dhe James Biden, si dhe Schëerin.

Comer kërkoi nga Jeremic që të përmbushte kërkesat e tij deri më 14 mars dhe gjithashtu të vihej në dispozicion për një intervistë të transkriptuar me stafin e Komitetit. Nëse Jermeic refuzon, kërkesa mund të kthehet në një thirrje ligjërisht të detyrueshme.

Kështu iu përgjigj Jeremic kërkesës së Danasit për të komentuar thirrjen për të dëshmuar në hetimin e kryer nga komiteti i Kongresit për çështjet e anëtarëve të familjes së presidentit amerikan.

Jeremic në një reagim për gazetën serbe ‘Danas’, tha se nëse SHBA do të kishte ndonjë dyshim për të, do ta ftonte në Kongres përmes me ftesë nga drejtësia jo përmes mediave.

“SHBA është një vend serioz dhe nëse do të kishte ndonjë dyshim për mua, sigurisht që nuk do të më ftonin në Kongres përmes mediave, por ftesa do të vinte nga drejtësia. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë, sepse ky është ekskluzivisht një konflikt politik mes qendrave të pushtetit në SHBA”, shton Jeremiç.

Ai ka thënë se si ish-president i Asamblesë së Përgjithshme, ka patur kontakte edhe me struktura politike dhe të biznesit në Kinë.

“Sigurisht, si ish-president i Asamblesë së Përgjithshme dhe kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, kam kontakte në krye të strukturave politike dhe të biznesit në Amerikë dhe Kinë, si dhe në Evropë dhe shumë pjesë të tjera të botës. Ato lidhje do të jenë të dobishme kur ta nxjerrim Serbinë nga llumi në të cilin e ka futur regjimi aktual. Përndryshe, mendoj se dëgjimet para parlamentit janë padyshim një praktikë e mirë në vendet demokratike”, ka thënë Vuk Jeremic.

Të fundit