Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Eksperti amerikan: “Diella” e Ramës, një tallje publike. Si u futa në domain-in e Parlamentit të Shqipërisë dhe shkarkova pagat, privilegjet dhe regjistrin e lobistëve
Reklama
Në shtator 2025, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri bujë ndërkombëtare duke emëruar sistemin e parë të Inteligjencës Artificiale në botë në nivel ministri kabineti. Quhej Diella: një avatar i veshur me kostum tradicional shqiptar, i ndërtuar mbi Microsoft Azure dhe OpenAI, i shpallur zyrtarisht si “Ministre Shteti për Inteligjencën Artificiale”.
Misioni i saj i deklaruar: zhdukja e korrupsionit në prokurimet publike. “Tenderat publikë do të jenë 100 për qind pa korrupsion”, deklaroi Rama. Agjenci të OKB-së e përshëndetën nismën. TIME i kushtoi një reportazh. Bashkimi Europian e përmendi si provë të modernizimit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit deri në vitin 2030.
Tre muaj më vonë, në dhjetor 2025, Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, institucioni që ndërtoi Diellën, u arrestua për korrupsion. Akuza: manipulim i po atyre tenderave qeveritarë që Diella supozohej të monitoronte.
Hetimi im nisi me Diellën. Përfundoi te Parlamenti shqiptar. Dhe kur u riktheva dy muaj më vonë, me mjete më të mira dhe më shumë durim, përfundoi diku shumë më keq.
Faza 1: Shkurt 2026
Në fazën e parë, në shkurt 2026, objekti ishte i kufizuar: të ekzaminohej vitrina (frontend-i) i Diellës, të shihja për API kyçe të pasiguruara apo URL serverash, dhe të kuptohej nëse kjo “ministre AI” ishte teknologji reale apo teatër politik.
Vitrina e Diellës ishte e pastër. Një java skript (bundle Vue.js) prej 229 KB me kornizën (frameëork) Quasar. Asnjë lokacion digjital (endpoint) API. Asnjë URL serveri (backend) e mbikoduar. Variablat e ambientit kufizoheshin në stilizime CSS: madhësi fontesh, ngjyra, vlera padding-u (hapësira mes përmbajtjes së elementit dhe kufirit të saj). Infrastruktura e brendshme e AKSHI-t ishte fshehur pas DNS-ve pa rezolucion publik: një motor Hasura GraphQL, një server autentifikimi Keycloak dhe API REST të personalizuara.
Më pas e zgjerova kërkimin në subdomain-et e tjera të AKSHI-t. Log-et e transparencës së certifikatave nxorën 110 subdomain-e: Jira, Rancher, Wiki të brendshme, VS Code Server, Collabora Online. Të gjitha të mbyllura (internal-only). Asnjë përgjigje publike.
Skanova 17 domene qeveritare shqiptare. Rezultatet ishin konsistente: Incapsula ËAF, përgjigje 403 Forbidden, ËordPress API të mbyllura ose mos-përgjigje totale. Në sipërfaqe, infrastruktura qeveritare shqiptare dukej e fortifikuar mirë.
Pastaj kontrollova Parlamentin.
Parlamenti shqiptar, te parlament.al, përdor një aplikacion React SPA. Çdo kalim (path) kthen HTTP 200 me të njëjtin index.html, një router “catch-all” klasik që fillimisht dukej si rrugë pa dalje. Por një SPA React duhet të komunikojë me një backend. Dhe kodi që bën këto thirrje jeton brenda bundle-it JavaScript.
Shkarkova ngarkesën (chunk) kryesore, 355 KB ëebpack output i minifikuar, dhe bëra string extraction (analizë e pjeshme të dhënash të koduara). E fshehur mes assignment-eve të variablave ishte një API base URL e mbikoduar që të çonte drejt një backend-i OData të strehuar (hosted) në Azure, së bashku me shtatë entitete: anëtaret, strukturat, aktet, lajmet, mbledhjet, dokumentet dhe abonimet.
Gjashtë nga shtatë endpoint-et iu përgjigjën kërkesave GET (requests) pa autentikim. Asnjë çelës API. Asnjë certifikatë sigurie (bearer token). Asnjë magazinë të dhënash (session cookie). Asnjë kufizim trafiku (rate limiting).
I shtati, abonimet, hapej me kod 401 (Unauthorized). Dikush qartazi e dinte si vendosej autentikimi. Thjesht nuk e kishte aplikuar te pjesa tjetër.
Çfarë ekspozon API
Endpoint-i “anëtarët” kishte 236 rekorde: emri i plotë ligjor, emri i babait, datëlindja, vendlindja, emaili zyrtar, partia politike, qarku zgjedhor, URL të fotografive dhe profilet sociale për çdo deputet të Parlamentit shqiptar.
Endpoint-i “dokumentet” ishte edhe më problematik: 30 megabajt JSON që katalogonin çdo dokument të ngarkuar në Azure Blob Storage të Parlamentit. Çdo rekord përmbante një URL direkte shkarkimi. Nxora URL-të. Ishin 54,545.
Container listing (organizmi i përmbajtjes) ishte çaktivizuar, duke krijuar një ndjenjë të rreme sigurie. Por çdo URL individuale funksiononte pa autentikim, dhe çdo URL publikohej nga vetë API-ja. Të çaktivizosh ‘directory listing’ ndërsa publikon 54 mijë linqe direkte nuk është kontroll sigurie.
Mes dokumenteve kishte 32,627 PDF, rreth 20 mijë imazhe, 885 Ëord documents dhe 509 spreadsheets Excel. Pikërisht spreadsheet-et rezultuan më zbuluese: tabela mujore pagash për deputetët, benefite dhe privilegje, regjistra lobistësh, regjistra organizatash të shoqërisë civile, FOIA requests (kërkesa për informacion) dhe databaza e përgjigjeve për katër vite, si dhe tabela buxhetore qeveritare.
E dokumentova gjithçka, publikova një shkrim dhe vazhdova më tej. Pastaj, dy muaj më vonë, u riktheva.
Faza II
Më 15 prill 2026, ritestova çdo endpoint. Asnjë nuk ishte siguruar. API-ja ishte ende plotësisht e hapur, aktive dhe e mirëmbajtur. Mbledhjet regjistroheshin deri atë ditë. Artikujt e lajmeve deri një ditë më parë. Katalogu dokumentet ishte rritur nga 54,545 në 57,287 rekorde për shtatë javë.
Këtë herë shkarkova gjithçka.
Përdora një ‘downloader paralel’ me 32 threads kundër Azure Blob Storage në dy kalime. Kalimi i parë. Pastaj ‘retry pass’ për 18 mijë URL që ‘Python urllib’ i refuzonte sepse punonjësit e administratës kishin ngarkuar file me hapësira literale. Rikuperimi i plotë zgjati 45 minuta.
52,942 file. 32 gigabajt. 94.7 për qind ‘recovery rate’.
18 gigabajt PDF. Nëntë gigabajt fotografi. Spreadsheet pagash nga gushti 2018 deri në janar 2026. Transkripte parlamentare. Drafte legjislative. Raporte komisionesh. Tabela shpenzimesh buxhetore. Marrëveshje ndërkombëtare. Praktikisht arkiva dokumentare e Parlamentit shqiptar nga 2013 deri në prill 2026.
7 vite paga deputetesh në Excel
Nga spreadsheet-et e pagave ndërtova një dataset unik: 11,030 rekorde pagash, 398 deputetë unikë, tetë vite histori.
Të dhënat zbulojnë një strukturë pagash me katër nivele. Kryetari i Kuvendit fiton 393,125 lekë bruto në muaj. Kryetarët e grupeve parlamentare 356,788 lekë. Kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarët 325 mijë deri 329 mijë. Deputetët e zakonshëm 310,250 lekë.
Por kolona më interesante ishte ajo e penaliteteve. Ligji shqiptar parashikon ulje page për mungesë në seanca dhe komisione. Disa deputetë kishin diferenca masive mes bruto dhe neto. Gazment Bardhi, për shembull, rezultonte me 356,788 lekë bruto, por vetëm 210,104 neto në janar 2026 — një zbritje prej 41 për qind.
Çdo deputet. Çdo muaj. Për shtatë vite e gjysmë. Të gjitha nga ‘blob storage publik’, i kataloguar në një API pa autentikim.
Transkripti për të cilin nuk foli akush
Pastaj zbulova një tjetër sistem: bisedimet.parlament.al.
Ishte një platformë e veçantë “Document Archive API”, që funksiononte me Node.js në një server me path /root/Kuvendi-Backend/. ‘Health endpoint’ zbulonte se sistemi përdorte MeiliSearch për full-text search, Prisma database, 92 për qind memory utilization dhe vetëm 2.4 ditë uptime.
API-ja kishte 20 transkripte parlamentare të procesuara me OCR nga vitet 2022–2024. Çdo dokument shkarkohej pa autentikim. ‘Full-text search’ funksiononte pa autentikim. ‘Health endpoint’ ekspozonte ‘server paths’, përdorim memorjeje dhe ‘uptime’.
‘Schema’ përmbante fusha për ‘AI vector search’ dhe ‘embeddings’ — bazat për kërkim semantik (semantic search) mbi debatet parlamentare. Por çdo dokument kishte ‘embedding status’: PENDING.
Këtu qëndron ironia më e madhe: kjo ishte ndoshta gjëja më pranë “83 fëmijëve AI” që qeveria pretendonte se kishte ndërtuar. Një search engine mbi 20 PDF, që funksiononte si root në një server pothuajse pa memorie, me funksionalitetet AI gjysmë të ndërtuara dhe të braktisura.
Diella e pambrojtur
Dhe pastaj u riktheva te pyetja fillestare: a ekziston vërtet Diella?
Përgjigjja ishte tronditëse.
Frontend-i i Diellës është thjesht një Vue.js single-page application. Rishkarkova bundle-in, nxora çdo URL, çdo string literal, çdo konfigurim. Rezultati: zero API endpoints. Zero backend URLs. Zero referenca për OpenAI, Azure Cognitive Services apo ndonjë shërbim AI/ML.
Vetëm Vue.js dhe Quasar UI frameëork.
Një guaskë bosh.
Testova hostname-et më logjike për backend-in: aibot-api.azureëebsites.net, diella-api, chatbot, assistant. Të gjitha kthenin ose ‘404’, ose ‘default Azure ëelcome pages’.
Layer-i i autentikimit ekziston. .auth/me kthen {"clientPrincipal": null}. Login-et Azure Active Directory dhe GitHub janë konfiguruar.
Por nuk ka asgjë pas tyre.
Diella është një frontend pa backend. Një avatar pa tru. “Ministrja e parë AI në botë” është në praktikë një komponent Vue.js që renderon një kostum dhe një emër.
Konteksti
Dhe kjo nuk ndodh në vakum.
Shqipëria ka një histori të dokumentuar rrjedhjesh katastrofike të të dhënave. Në 2021 u publikuan të dhëna për 910 mijë qytetarë shqiptarë: emra, ID, numra telefoni, punëdhënës, preferenca politike të supozuara. Në dhjetor 2021 dolën pagat e 637 mijë qytetarëve. Në 2022 hakerë iranianë goditën vetë AKSHI-n. Në 2025 drejtuesit e AKSHI-t përfunduan nën arrest për korrupsion në tendera.
Lexojeni ngadalë këtë sekuencë:
Irani hakon AKSHI-n.
AKSHI ndërton një AI kundër korrupsionit.
Drejtuesit e AKSHI-t arrestohen për korrupsion.
Parlamenti që AI-ja supozohet të monitorojë ka API të hapur prej katër vitesh.
Dhe vetë AI-ja nuk ka backend.
Çfarë duhet per Qeverisje me AI
Shqipëria nuk ndërtoi të ardhmen e qeverisjes me Inteligjencë Artificiale. Ndërtoi një demonstrim të asaj që ndodh kur shtetet kalojnë direkt te konferenca për shtyp pa bërë punën e mërzitshme të sigurisë bazë.
Përpara se të shpallësh “83 asistentë AI” për të monitoruar Parlamentin, duhet të kesh një Parlament që di të vendosë autentikim në një endpoint. Përpara se të premtosh tendera “100 për qind pa korrupsion”, duhet të kesh një agjenci IT drejtuesit e së cilës nuk janë nën hetim për manipulim tenderash. Dhe përpara se të ftosh botën të admirojë revolucionin tënd AI, duhet të kontrollosh nëse arkiva e Parlamentit, pagat e deputetëve dhe dokumentet shtetërore janë të gjitha të shkarkueshme publikisht.
Diella nuk ishte Inteligjencë Artificiale. Ishte një konferencë shtypi me frontend.
Metodologjia
Të gjitha të dhënat u morën nga endpoint-e API publikisht të aksesueshme dhe URL të Azure Blob Storage pa autentikim. Nuk u anashkalua asnjë mekanizëm autentikimi. Nuk u përdorën kredenciale. Nuk u shmangën kontrolle aksesi. Nuk u krye asnjë shfrytëzim (exploit). API-ja e Parlamentit përgjigjet ndaj kërkesave standarde HTTP GET. URL-të e blob storage kthejnë dokumentet për çdo browser pa kufizim.
Faza 1 u zhvillua më 25 shkurt 2026. Faza 2 u zhvillua më 15–16 prill 2026. Analiza e JavaScript bundle, enumerimi i API-ve, rikuperimi i blob-eve, ekstraktimi i pagave nga XLSX dhe zbulimi i subdomain-eve u kryen përmes teknikave standarde OSINT: curl, scripting në Python dhe code review manual.
Të fundit
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18